Çrregullimi Hipokondrik(Frika nga sëmundjet)-Shkruan; Lule Alidema, Psikologe klinike
Njeriu natyrshëm është i ndërtuar në atë formë, që për një funksionim normal të jenë në kordinim trupi dhe mendja.
Mirëpo jo rrallë, sikur ndodhë të ketë ngatërresa mes trupit dhe mendjes, dhe për pasojë, një ndryshim trupor në formë dhembje mundë të shkakton bazë çrregullimi që mund të jetë kronik, dhe se lypset kohë të riparohet…
Psh, një atak paniku mund të jap simptoma afërsisht të ngjashne sikurse problemet e zemrës, si frymëmarrje të vështirësuar, puls të shpejtë, therrje në gjoks etj, dhe personit menjëherë i lind frika se tashmë ka probleme me zemrën…
Nga këtu frika, apo paniku i shtuar, detyron personin të drejtohet drejt mjekëve të ndryshëm, klinikave të ndryshme, analizave laboratorike e imazherike.
Pra, bindja e tij është se është i sëmurë.
Kjo bindje vazhdon edhe pas rezultimit normal të egzaminimeve mjekësore…
Jemi njerëz, dhe gjithë kemi shëndetin tonë në qendër, prandaj domosdo duhet kujdesemi për shëndetin, duke bërë kontrollat rutinore, ti parandalojmë sëmundjet, mirëpo jo të preokupohemi deri në atë masë të tepruar sa që të pengojë rrjedhën e jetës normale dhe të dëmtoj cilësinë e jetës…
Në momentin se vëreni se vëmendja juaj është preokupuar më tepër se ç’duhet rreth sëmundjeve, dhe se ndjeni nevojën për vizita të shpeshta mjekësore atëherë lind dyshimi për prani të çrregullimit psikologjik.
Ky lloj çrregullimi në psikologji njihet si çrregullim i ankthit apo Hipokondria.
Është formë e çrregullimit, që karakterizohet gjithmonë me frikë të pabazuar se vuani nga ndonjë sëmundje trupore serioze, dhe se vështirë e shërueshme.
Personi është tërë kohën i preokupuar me atë se është i sëmurë, edhe pse pas egzaminimeve mjekësore rezultatet rezultojnë në suaza të normales.
Janë vazhdimisht nën kontrollë të vetes, dhe çdo dhimbje që ndjejnë në trupin e tyre e adresojnë tek një sëmundje me simptoma që ngjasojnë me ato që kanë lexuar diku, apo e kanë dëgjuar se dikush kishte më parë të njejtën sëmundje…
Janë të bindur se mjeku nuk arriti të zbuloj sëmundjen e tyre, dhe vazhdojnë nëpër klinika të ndryshme e kontrolla të vazhdueshme, lindë frika se edhe çoftë një dhembje koke do të jetë rrezik për jetën e tyre!
Me këtë çrregullim ndeshen më tepër, personat e ndjeshëm, ata që janë më pasiv, personat me egocentrizëm të lartë, dhe personat që janë emocionalisht jo stabil.
Jo rrallë preken edhe personat kokëfortë dhe mund të vuajnë nga ky çrregullim.
Predispozues të shfaqjes së këtij çrregullimi mund të janë faktorët psikologjikë, pra pas këtyre simptomave fshihet ndonjë problem i brendshëm, ndonjë dështim në punë, në martesë, ndonjë problem madhor me fëmijë, etj, patjetër personi ka një paknaqësi e nuk e shpreh ose nuk e tregon, thjeshtë diçka nga brenda e mundon…
Kjo formë lejon që personi përqendrimin dhe vëmendjen t’a kthej nga vetvetja në përkujdesje të vazhdueshme për mirfunksionim të organeve…
Faktorë tjetër është trajtimi në fëmijëri, problemet në familje gjatë fëmijërisë, stres i përjetuar si fëmijë, nëse ka pasur antarë familjes me këtë çrregullim merr si model, apo edhe nëse në familje kishte përjetuar vdekje të papritur të ndonji familjari!
Ky çrregullim, zakonisht mund të bëhet kronik, dhe të zgjasë kohë të gjatë, andaj edhe kërkon trajtim të gjatë.
Ka natyrë të shfaqet në mënyrë episodike, edhe pse personi arrin të bindet nga konfirmimi i mjekut se gjithqka është në rregull, dhe nga një ndryshim i vogël prap mund të kthehen në gjendjen e mëparshme, prap fillojnë ankesat tek familjarët edhe vizitat mjekësore…
Referimi mjekut për takim me psikologun është vështirë i pranuashëm, sepse bindja tyre është se ata kanë sëmundje organike e jo psikologjike.
Ka nga ata që e frustrojnë problemin, për të qenë në qendër të vëmendjes, tërheqje vëmendjesh për dashuri, apo afirmitet që ju mungon.
Nëse nuk kemi dashuri nga jashtë duhet t’a kompensojmë nga brenda, pra dashuri ndaj vetëvetes….
Këto shqetësime vërtetë janë shumë pengesë për personin në çdo aspekt të jetës, si në punë, familje, dhe shoqëri.
Ata kanë parehati nga frika e sëmundjeve, dhe kontrollat e vazhdueshme, ngase i vënë shumë vëmendje çdo ndryshimi që ju ndodhë, fillojnë të bëhen të bezdisshëm edhe për familjen, edhe shoqerinë, ngase ata i karakterizon biseda rreth sëmundjeve!
Fokusohen në pasqyrë duke vëzhguar ngjyrën e lekurës së fëtyrës, syve, fytit etj.
Ankohen vazhdimisht dhe kërkojnë që dikush të ju siguroj shëndetin dhe të jep shpjegime se nuk janë të sëmurë.
Shmangin vizitat ku ka persona të sëmurë, nga frika se do të sëmuren, thjeshtë gjithëçka që lidhet me sëmundjet i shmangin.
Normale se askush nuk e ka dëshirën të jetë në prani të një personi me këtë çrregullim që vazhdimisht ankohet, mirëpo në këto raste ndihma dhe mirëkuptimi janë thelbësore për personin, duhet kuptuar se ata kanë një luftë reale brenda vetes…
Ky çrregullim mundë të lidhet edhe me çrregullimet tjera të ankthit dhe depresionin…!
Për të tejkaluar këtë çrregullim, duhet bindje, se ankthi është ai që ju shkakton shqetësim, jo sëmundja që ju mendoni.
Po, duhet pranuar gjendjen ashtu siç është, ngase nuk është e mundur askush që të na siguroj shëndet asnjërit, e të na mbroj nga sëmundjet.
Duhet kuptuar, se menagjimi i ankthit do të jetë shpëtimi juaj!
Lëreni organizmin të veproj natyrshëm, ngase po u fokusuam tek njëri organ, domosdo do të vërejmë nga dita në ditë ndryshime, ngase njeriu për të funksionuar duhet që gjitha organet të bëjnë punën e tyre!
Njeriut i ndodhë që shpesh të jetë jo i ngopur me gjumë, i lodhur, i ushqyer jo mirë, i uritur, i mërzitur etj, dhe normale që organizmi do të ketë ndryshime, prandaj mos lejoni që një ndryshim të bëhet preokupim…
Ajo që i del në ndihmë personave me këtë çrregullim, përveq ndihmës me psikoterapi nga psikologu, duhet filluar të ndryshohet mënyra e të menduarit, dhe mënyra e menagjimit te situatës…
Është çrregullim mjaft kompleks, kërkon trajtim, kohë të gjatë, andaj duke zgjedhur problemet psikike përmes terapive psikologjike, do zgjidhen spontanisht problemet trupore dhe do të arrihet në suksesin e synuar…
Këshillë: mos e vëni fokusin tek sëmundjet!
Poçëse sëmureni ka zgjidhje për shërim.
Besoni se nëse bëni egzaminime mjekësore laboratorike, imazherike, aparatet me cilat bëhen egzaminimet, nuk njohin as juve, as mjekun..
Ato janë të destinuara të njohin vetëm rezultatin për problemin që mendoni se keni, andaj besoni se nëse keni rezultate normale laboratorike, ateherë filloni me shërimin e mendjes sepse,
PA NJË MENDJE TË SHËNDOSHË NUK DO KENI AS TRUPIN E SHËNDOSHË!