CUBAT E KURTHIT – PJESA E PARË S’mbet asgjë pa u kapur : Albin Kurthi ose është deputet për çka edhe është betuar dhe i ka votat në ndërkohë që cubqe ka uzurpuar zyrën e KM , ku sipas ligjeve në fuqi duhet të jetë Besnik Rrenc Bislimi , ZKM i parë . Cubi KM , Albin Kurthi po e keqpërdor Policinë e Kosovës duke i detyruar ta përcjellin me një eskortë prej 10 policësh , të vendosur të shtrijnë për toke çdonjërin që i afrohet cubit Kurthi në perimetrin prej 10 metrave. Cubi Albin Kurthi po i keqpërdorë maksimalisht ” xhipat e zinjë ” duke e dërguar kudo që ia do qejfi ndonëse këtë të drejtë e kanë edhe 119 deputetë të Kuvendit të Kosovës , gjithnjë sipas ligjeve në fuqi. Cubi Albin Kurthi po i keqpëdor mediat që i ka bërë kurvihane informative . Sikur që Tramp u akuzua se kishte paguar një prostitutë për shërbime seksuale , edhe Cubi Albin Kurthi duhet të akuzohet se ka paguar një prostitutë prej gazetari për shërbime informative. Nga 27 marsi 2025 kryecubi Albin Kurthi , bashkë me cubat dhe cubeshat e mendermethënë qeverisë , kanë marrë vendime për të cilat duhet të shkojnë në Dubravë . Pas vendimit të Gjykatës Supreme , nisi një sulm frontal i kapadaive të LV – së kundër kësaj gjykate . Mjafton që kryecubi Kurthi ta lëshojë ” kushtrimin ” e që trushpëlarët e tij të dalin në kor , sikur qyqet e rremit. Nuk e dinë se cili është më leshko se tjetri , janë të uniformuar në servilitetin , injorancën dhe mediokritetin e tyre. Janë pa asnjë mendim personal , pa integritet profesional , njerëzor , kombëtar dhe politik . Qeverisjen kryecubi Kurthi e ka shndërruar në diktaturë , autokraci mbi të vetët që i nënshtrohen pa asnjë kusht , pa dinjitet minimal . Këtë valëzim të diktaturës e ka shtri mbi presidencën e Kosovës përmes presidentes së Ukrainës , Vojsa Osmani . Kuvendin e ka nën këmbë përmes një të pakurrizori që po sillet si diktatorth i Kuvendit i cili nuk e respekton as moshën e vet që ia mundësoi të terrorizojë deputetët dhe qyterarët e Kosovës , si marionetë dalë boje . Një marionetë pa dinjitet e që është pjesë e regjisë së Kurthit që nga seanca e parë , thërret regjinë t’ua ndal telefonat – mikrofonat deputetëve të opozitës . Mjerim , edhe për një marionetë. Këmbëngulin që Lenka Haxhiu të bëhet kryetare e Kuvendit përmes votimit të fshehtë sepse qenka më demokratik se ai i hapur ku Lenka mori në thua duke mos e kaluar pragun . Lenka Haxhiu thotë se nëse në votim të fshehtë nuk i merr 61 voya , do të tërhiqet nga kandidimi për keyetare të Kuvendit . Këtë e thotë edhe kryecubi Kurthi pasi i kanë siguruar 3-4 vota të Listës Serbe . Këto vota i kanë siguruar menjëherë pas zgjedhjecëvebë por për shkaqe ” patriotije” dhe ” bashkimit kombëtar ” nuk i pranojnë votat e LS – e në votim të hapur. Fshehtë bënë sepse nuk dihet se kush për kend voton . Pastaj , me votim të fshehtë votat e LS – e i faturohen opozitës nga LV – ë duke bërë përpjekje ta përçajnë opozitën . Si u siguruan 3-4 vota nga LS – be ? Lehtë , falë vullnetit dhe bashkëpunimit vëllazëror të Mimoza Kularit , Milan Radoiçiqit dhe Sllavko Simiqit gjatë bisedave telefonike të serialit : ” Zdravo Limoza ” të zemlakëve. Kryecubi Kurthi nuk do ta bëjë Kuvendin deri në kohën kur i duhet atij. Çfarë logjike ka që tash ta votojë NISMA kur ka mundur ta bëjë në fillim. Kurthi ka blerë kohë duke i bërë 100 mijë të zeza kundër Kosovës dhe shqiptarëve. Nuk ka hajn të LV – së që nuk e ka mbrojtur , pavarësisht veprave që i kanë bërë ; tenderë , hajni klasike , tregti me narkotikë , kontrata njëburimore , punësim klientelist në baza partiake . Sidomos e ka kapur sistemin energjetik ku , përveç hajnave me pedigre të Serbisë , ka punësuar edhe familjarë të ngushtë sikur edhe familjarë të bashkëpunëtorëve të ngushtë. Nëse e konsolidon diktaturën dhe tiraninë mos u habitni që familjarët e ngushtë të cubave të LV – së të zgjidhen në krye të Gjykatës Kyshtetuese , BQK – së , AKI – së dhe institucioneve tjera me rëndësi . Profesionalizmi nuk është kurrfarë kushti , mjafton libreza partiake dhe dëshmia me nënshkrim të Dejona Mihalit se jani injorantë dhe pakurrizor. Për një numër jo të vogël të tyre nuk duhet as kjo , mjafton të dëgjoni se çka flasin. Dhe si sillen . Kam kaluar një jetë me shumë peripeti , hetime , arrestime dhe burgosje por Kosova asnjëherë nuk ka pasur qeveri më antikombëtare se që e ka sot. Nëse keni ndonjë dyshim , lehtë bindeni . Merreni kabinetin qeveritar të kryecubit Kurthi 2 , ministra , z . ministra , këshilltarë dhe profil tjetër dhe do ta shihni se nuk është asnjëri me një histori kombëtare personale , ndërkaq mund të gjeni 3-4 raste që kanë trashëguar histori kombëtare por që , me sjellje antikombëtare i kanë turpëruar varret e paraardhësve të tyre dhe kujtimet për veprat e tyre. Kjo vlenë edhe për deputetët e LV -së dhe bartësit e posteve tjera të larta . Ata pak patriotë në LV – ë janë plakur , askush nuk i pyet për asgjë , i janë nënshtruar një interesi për mbijetesë dhe detyrohen t’i lexojnë pamfletet e andartes greke , Nënës së LV – së , Dezhona Mihalidis apo t’i dëgjojnë paçavurat ” filizofike ” të Nezir Krakovinës , nga baushtella e Parisit . Ndërkaq , jam në gjendje ta bëjë një listë të gjatë të udbashëve , bijve dhe bijave të tyre , mbetjeve politike jugosllave dhe serbe që flasin shqip e që fort adhurohen nga kryecubi Kurthi , dhunues të patriotëve shqiptarë në llogoret jygosllave dhe serbe ndaj të cilëve Lenka Haxhiu nuk e ka luajtur as gishtin e vogël në ndërkohë që ka afër dëshmitarë të Hagës dhe urrejtës të pengjeve të Hagës. Edhe vet është urrejtëse e madhe e pengjeve të Hagës ! Cubat dhe cubeshat e Kurthit : 1. Dejona Mihali . Kombëtarisht është hibrid , flet shqip , mendon greqisht , vepron serbisht. Në Shqipëri nuk zuri vend as për të pëshurrur , ndërsa në Kosovë e bëri m…n e madh. E mbaj mend që nga fillimi në LV – ë , sillej nëpër protesta e veshur si Baba Stana e Shumadisë. Përcillte çdo lëvizje dhe kontaktonte me shumë pak aktivistë. Ata që nuk ia dinin të kaluarën e merrnin si vajzë të Edita Mihalit ndërsa ishte bija e sigurimsit të lartë , të minoritetit grek . E filloi edukimin politik sipas metodës të Revolucionit kinez , daci – bao apo gazeta e murit ku , një kuadro e Partisë Komuniste të Kinës u mbanë ligjerata politike atyre që nuk dijnë asgjë nga politika. Dejona Mihali mbante kurse për analfabetët politikë të LV – së , shkruante trakte dhe parulla kundër shqiptarëve të Kosovës , Maqedonisë së Veriut dhe Luginës , pak edhe në Mal të Zi. Vijuesit e ” Akademisë Politike antikombëtare ” të Dejonës , këto mësime i zbatuan me shumë sukses në Maqedoni të Veriut plrme VLEN – it që në një kohë rekorde i degradoi të drejtat e shqiptarëve të fituara me shumë djersë , vuajtje , burgje , luftë dhe gjak. Dejona Mihali , kryecubi Kurthi dhe VLEN i kanë futur shqiptarët e Maqedonisë së Veriut në Botën serbe. Ndërkaq , zemlaku i kryecubit Kurthi në Mal të Zi , Abazoviq i ka futur shqiptarët nën thundrën ruse në Mal të Zi . Dejona ishte spiritus movens e kësaj tradhëtie kombëtare. Në Luginë të Preshevës kryecubi Kurthi , një grusht shqiptarësh i ndau në masa të vogla amorfe përmes rrogëtarëve si Ardita Sinani , Shaip Kamberi dhe Baronit të ujit , Liburnit. Flamurin në luftë kundër UÇK – së , heronjve të Kombit , vlerave kombëtare , ish – të burgosurve politikë , pengjeve të Hagës dhe bashkimit kombëtar e kishte Dejona Mihali. Luftën kundër opozitës dhe kundërshtarëve politikë e bënin mashat e Dejonës , injorantë dhe mediokër të pariciklueshëm . Dejona Mihali e shndërroi RTK – në në shtëpi publike ku zbatohej dhe paguehej mirë prostitucioni informativ përmes Adi Krastës , Perëndon Gërvallës dhe prostitutes tropojan . Sulmet kundër Policisë së Kosovës , Gjyqëdësorit dhe Prokurorisë së Kosovës e ka shumë për qejfi kjo mercenare antikombëtare. Nuk ka vend ku nuk i ka futur hundët për punësim dhe kapje partiake , tenderë për rrymë , diplomaci , borde , agjenci të pa – varura e ndyrësira tjera , si pjesë e kanalizimit antikombëtar . Për shkak se përbënte rrezik të madh për siguri kombëtare dhe shtetërore , ishte shpallur person i padëshiruar në Kosovë duke ia ndaluar hyrjen. Në ndërkohë antikombëtarët Kurthi , Shvarc , Sfeqla , Vojsa Osmani dhe Lenka Haxhiu , me një procedurë 48 orëshe ia njohën shtetësësinë e Kosovës duke e pajisur me dokumentacion sikur të ishte çika e Isa Boletinit e jo e një udbashi grek. Kjo kësulkuqe të cilën nuk e hajnë as ujqit e uritur të stepave të Mongolisë , LV – në e ka shndërruar në shkollë të urrejtjes politike , njerëzore dhe kombëtare duke e sjellë Kosovën buzë falimentimit , si shtet dhe në prag të luftës qytetare . Në tërë këtë të keqe dhe fatkeqësi është një e mirë , në LV – ë nuk ka trima , janë frikacakë që bëhen trima duke e keqpërdorur pushtetin. Kjo kësulkuqe , me kapela të Kuqe si të Legias dhe Simatoviqit , të njëjtën ia propozoi edhe Gipit të KEDS- i për një takim sekret në LV – ë. Kjo andarte ka bërë revolucion në punësim duke e eliminuar konkursin , është shumë i komplikuar , duke e zëvendësuar me Whatsappin , përmes një grupi që organizonte ” orgji punësimi “, në me krye capo dei cappi , kryecubin , Albin Kurthi. Dhe shumë të tjera. Deri sa po e shkruaj shkrimin , po lexoj se Prokuroria e Shtetit , IPK – ë dhe AKI – i po zhvillojnë aksion kundër të dyshuarve për spiunim. E hëngre , Dejonë ! 2. Cubi Besnik Rrenc Bislimi. Për shkrimin tjetër . 17 korrik 2025 Prishtinë Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA
Like this: Like Loading...
Continue Reading