Çun Lajçi zhgënjehet me vizitën e Kurtit në SHBA: Merri meshkujt e kthehu lum Albini
Kryeministri Albin Kurti tash e disa ditë po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Por një thirrje Kurti i ka ardhur nga aktori i njohur dhe përkrahës i tij, Çun Lajçi.Ai përmes një postimi në Facebook, i ka bërë thirrje Kurtit që të kthehet në Kosovë.“Merri mashkujt e kthehu lum Albini, e t’kqyrim se si me ia ba me birat e gardhit, se terpia na ka hi, e kurrsesi me u ngi shqiptarët. Kthehu, se kur t’i merr malli kan me t’thirrë vet!”, ka shkruar Lajçi.
Postimi i plotë:
Kthehu edhe ti lum Albini
Unë u ktheva mbramë, por jo edhe ti! Mua tepër mu duk nji natë, n’shtratin e Iliridës edhe pse pak ishte, mu ngi, me bujarinë e malësorve të Shipkovicës.Shuip Veseli, fliste me shumë mall, për vitet e luftës e mbas luftës, dhe me ofshamë e përmbyllte fjalinë: A pendohem? Jo, s’pendohem. A do ta përserisja prap? Po, prap! A ishte boll? Jo, s’ishte boll, por aq kemi mujt ne vllaznit e Shipkovicës, se vallahi kemi qenë t’vorfun e t’përndjekun nga shkau more bac! Por atdhedashunia e gjyshit na ka mbajtë stoik, deri n’ket ditë që po flas me ty!Unë u ktheva, me i ndëgjua përrallat e parlamentarve: Hej, kujdes, je tue folë me…! Unë po flas! Unë jam luftetar…!Paj, gjithmonë bahet lamë thishë, kur mungon i Zoti i konakut!Ti Albin po i çon veç nga dy selame, prej bishtit t’avionit, po ato s’po mjaftojnë me i ftofë teneqet e kuvendarve!Dorën n’zemër, edhe do fotografi po na vinë, nga andej Oqeanit. Po iu shohim se sa mirë po iu presin vllaznia shqiptare. Sofrat plot e s’po iu mungon as prifti as hoxha!Edhe ju sigurisht, premtime plot, por koshat zbrazët e rradaket zbrazët!Ne kujtuem se shkuet, me ftesa, si shaljanët të Veziri i Shkodres, në Kullën e Bardhë, se sa për kullat e shqiptarëve, ato i keni pasë këtu, n’Dukagjin, e s’keni pasë nevojë me i zbrazë xhepat e huej, se kuletat tueja, e dimë se janë t’dhimbëshme!Merri mashkujt e kthehu lum Albini, e t’kqyrim se si me ia ba me birat e gardhit, se terpia na ka hi, e kurrsesi me u ngi shqiptarët. Kthehu, se kur t’i merr malli kan me t’thirrë vet!Edhe Vjosës i thuej, tash kur je t’hollua e rrumcallë, shko kqyri punët e katundit, se këto t’shehrit t’madh boll i pave!