Daçiq: Ngritja e gatishmërisë luftarake s’do të thotë ndërhyrje në Kosovë.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë sot se Serbia me ngritjen e nivelit të gatishmërisë luftarake nuk po përgatitet për ndërhyrje në Kosovë, por që të jetë e gatshme “për të gjithë skenarët”.
“Ne sigurisht që do ta mbrojmë popullin tonë, shpresojmë që të mos vijë deri te nevoja për ndërhyrje ushtarake”, tha Daçiq.
Duke komentuar përshkallëzimin e fundit të situatës në veri të Kosovës të premten, Daçiqi tha për Radiotelevizionin Publik të Serbisë se mund të jetë “ndoshta një nga situatat më të rrezikshme”. “Ata sulmojnë atë që është baza e mbijetesës së popullit serb në veri të Kosovës, që është pushteti lokal që duhet ta mbajmë. Aty nuk ka popullsi të përzier, që të thoni se aty ka shqiptarë. Trembëdhjetë serbë votuan në të ashtuquajturat zgjedhjet. Tani keni disa këshilltarë dhe kryetarë komunash të rinj apo kryebashkiakë dhe që në fillim kemi thënë