“Dalja e dokumenteve nga ZPS mund të jetë kurth për ne”, çfarë deklaroi sot Gucati në Gjykatën Speciale?

0

Hysni Gucati ka vazhduar sot dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë lidhur me akuzat që rëndojnë mbi të.Pas më shumë se një vit qëndrimi në paraburgim në Hagë, ish-pjesëtari i UÇK-së Hysni Gucati është paraqitur në bankën e dëshmitarit para trupit gjykues.Në ditën e dytë të dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara në Hagë, i akuzuari Gucati ka thënë se pasi që hetuesit e Speciales kanë shkuar në zyrat e organizatës e ka kuptuar që dokumentet mund të jenë konfidenciale, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Aty, Gucati ka thënë se dokumentet të cilat kishin arritur nga një person i panjohur në zyrat e organizatës nuk janë kopjuar nga asnjë zyrtar i OVL-UÇK.“Deri vonë nuk e kam parë konfidenciale që ka shënuar por unë kam thënë që ato dokumente nuk e kemi parë të arsyeshme që ne të jemi sigurim i atyre dokumenteve apo t’i ruajmë sepse nuk kanë qenë dokumentet tona. Me më pas thënë dikush që dalin dokumentacione nga Gjykata Speciale nuk kisha besuar, kjo është arsyeja dhe prapë nuk besoj si ka qenë e mundur që këto dokumente të dalin nga zyrat tuaja, kjo mund të jetë ndonjë lajthitje, ndonjë kurth që na keni bërë neve apo ndonjë prapavijë që ju e dini më mirë se ne, kështu unë mendoj”, ka thënë Gucati.Derisa i është përgjigjur pyetjeve të prokurores Valeria Bolici, Gucati ka thënë se një hetues i Speciales, i cili fliste shqip, se ka shkuar në OVL-UÇK për t’i marrë dokumentet dhe i ka thënë se një gjë të tillë e bënë pas verifikimit që ato janë të Speciales.Aty, ai thotë të jetë bërë pranim dorëzimi me një letër të cilën e kanë nënshkruar, por mohon të ketë pasur edhe një tjetër urdhër që i ndalon të publikojnë dokumente të tilla, shkruan Reporteri.net.“Letër të shkruar nuk kam pas, me gojë më ka thënë hetuesi i juaj që fliste shqip më ka thënë me gojë në mes të katër syve kemi qenë duke pirë kafe, ka qenë edhe një hetues suedez edhe një përkthyes. Hetuesi juaj më thotë është e ndaluar që të shumëzohen dokumentacione dhe të shpërndahen, me gojë jo diçka me shkrim, me shkrim ka qenë urdhri për ta marrë dokumentacionin dhe në dokumentacionin e majtë që thash më herët që është në dorën e majtë të Tomës është dorëzim-pranimi i dokumenteve, kjo është krejt”, ka thënë ai.Teksa u pyet se a ka parë emra të dëshmitarëve shqiptarë në dokumentet e Speciales, Gucati e mohoi. Por një gjë e tillë nuk është kuptuar nga prokurorja e rastit.Ajo ka vazhduar që të insistojë në pyetjet ndaj Gucatit.Gucati pastaj i ka sugjeruar që të marrin një njohës të gjuhës shqipe që t’ua sqarojë fjalitë.
“Jo shqiptar, se duhet me thënë po shqiptar i bie që po. Kjo është fjala dhe teksti në gjuhën shqipe. Jo shqiptar. Nëse them po shqiptar i bien që po është e vërtetë. Por unë po thom jo shqiptar. Ju lutem, mos ma ngatërroni se gjuhën shqipe të paktën e di shumë mirë sepse babë edhe nënë i kam shqiptar. Kam lind shqiptar. Jam shqiptar. Thirreni një gjuhëtar të gjuhës shqipe dhe mundet që këtë fjalinë time t’ua shpjegojë shumë mirë”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *