Dalja në zgjedhje deri në ora 11:00, më e vogël në krahasim me raundin e parë

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se deri në ora 11:00, në votime kanë dalë 7,22% e qytetarëve me të drejtë vote, apo rreth 87 mijë e 591 qytetarë me të drejtë vote. Ky numër i votuesve është më i vogël krahasuar me numrin e qytetarëve që kishin shfrytëzuar të drejtën e votës në raundin e parë të zgjedhjeve, më 17 tetor. Në raundin e parë të zgjedhjeve komunale më 17 tetor, dalja deri në ora 11:00 ka qenë 8.24%. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote në balotazh është 1 milionë e 260 mijë e 571. Në të gjitha komunat ku do të ketë garë të dytë për të zgjedhur të parin e komunës, janë 114 ekipe mobile të cilët do t’iu mundësojnë qytetarëve votimin. Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë parregullsi që do të ndikonte në procesin zgjedhor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *