Danezi që luftoi me UÇK’në – lulekuqja të bëhet simbol i gjenocidit në Kosovë
Intelektuali danez Niels Henrik Hooge i është bashkangjitur kërkesës që lulëkuqja të bëhet simbol i gjenocidit në Kosovë
“Unë mbështes iniciativën që institucionet në Kosovë ta përdorin këtë logo si emërtim i perbashkët për spastrimin etnik, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin”, tha ai.
Niels Henrik Hooge është një hulumtues shkencor, jurist, filozof dhe shkrimtar danez. Në një postim të tij ai mbështetë publikisht kërkesën që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë.
„Si disa persona të tjerë këtu në Danimarkë, edhe unë mbështes iniciativën që institucionet në Kosovë ta përdorin këtë logo si emërtim i perbashkët për spastrimin etnik, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin që ndodhi para dhe gjatë fundit të shekullit të kaluar në Kosovë. Ngjarjet vazhdojnë të përbëjnë një traumë dhe meritojnë një simbol që kontribuon që ato të mos zhduken nga kujtesa historike.”, tha Niels Henrik Hooge, shkruan kosovogenocide.com
Kujtojmë se Niels Henrik Hooge ka ardhur nga Danimarka për t’iu bashkangjitur luftës çlirimtare të UÇK’së.