Dardan Molliqaj: Specialja po arreston e paraburgosë njerëz në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se Gjykata Speciale po kryen arrestime e po mban njerëz në paraburgim jashtë mandatit të saj.
Molliqaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nga një gjykatë paralele nuk mund të vij drejtësia, por vetëm ndryshimi i të vërtetës së luftës së UÇK-së
“Sot, së bashku me aktivistët e PSD-së, e mbyllëm Gjykatën Speciale. Gjykata Speciale po kryen arrestime dhe po mban njerëz në paraburgim jashtë mandatit të saj kushtetues rrjedhimisht në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Nga një gjykatë paralele prej sistemit të drejtësisë së Kosovës nuk mund të vie drejtësia por vetëm ndryshimi i të vërtetës së luftës çlirimtare të UÇK-së”, ka shkruar Molliqaj