DASHURIA
————————–
Dashuria nuk shihet ,
po fuqishëm rrezaton.
Nuk ka zë të thërrasë
“Jam këtu”,
por brenda trupave jehon.
Dashuria s’ka këmbë ,
por vrapon në trajektoren e arterieve
duke përshkuar mijëra kilometra
hyn në qeliza ,
kapilarët i shkel
e gjaku si vullkan zjen.
Nuk mburret dashuria,
por triumfon mbi çdo dhimbje,
shëron plagë,
shpëton jetë.
Fytyrën askush s’ia ka parë ,
po kudo ku shkel ,
buzëqeshje e lumturi mbjell.
Dashuria është forca ,
që mban planetin në këmbë.
Dashuria oh, dashuria!
Që dhe burrin më të fortë e shëmb.
/www.qendrapress.com/