Dashuria ndaj mësueses ,kur merr dimension gjithë njerëzore gjithë jetësor-Shkruan;Besa Bytyçi          

                         Kjo ishte mësuesja ime, Shefkije Kuçi, njeriu më i bukur dhe më i mirë që kam njohur në jetë  Isha në klasën e katërt, kur thanë se mësuesja ime vuante nga kanceri. E kujtoj atë ditë kur shkuam me shokë e shoqe të klasës ta shihnim, por ajo pa vetëdije, nuk na pa. Pastaj, qava dhe u luta që ajo të zgjohej. Nuk e dija atë kohë se ishte e pamundur të zgjohej mësuesja. Pastaj, shkova në varrim. Për herë të parë e pashë nga afër se si e mbulonte dheu një njeri dhe ishte ky njeriu që unë e doja pafund. Për një kohë të gjatë nuk mund ta besoja se kishte ikur Ajo që edhe flokët mi bënte gërshetë në klasë kur i dukej se më pengonin.  Mësuesja mi mësoi krejt, dashurinë, jetën, punën…madje edhe vdekjen! Edhe sot vuaj dhe vazhdoj ta dua e ta adhuroj si fëmijë figurën e saj./P.S/Shkrim i  publikuar me 7 Mars./qendrapress.com/