Dashuro e vdis në Pikëllimë në këtë pandemi – Shkruan:Qazim THAÇI

0

Dashuro e vdis në Pikëllimë në këtë pandemi

————————————————————————

E di, lis i vetëm në  fushën e madhe të pikëllimesh.

Mat vetveten me pëllëmbë të hedhur drejt diellit.

Agun e pretë e tradhtuar e buzëmbrëmjen si lavire

Prapë them  se shumë të ndjejë sepse…. 

Akull ke vendos mbi zemrën time  

Saherë dua të, të dua  e shumë larg, larg ndihem.

E saherë them, se të dua sa afër, në zemër të kam.

Rrugëtimi i  kësaj dashurie i ngjanë legjendës.

Asaj legjende ilire ndërto ditën e vdise natën.

Kur nis rrugën drejt teje, kam mërzinë e mortajës

Kur kthehem nga ti kam ankthin e këngës së Rexhës

Si çika patureshë kur jep besë.

Ti lis i vetëm në fushën e pabesisë mate këngën

Mbi Pikëllim e soditë Pashtrikun si besim në Zot e dashuri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *