Debat i Turpshëm- Ishte apo nuk ishte Kurti pjesëtarë i UÇK-së- Shkruan ;Liman Asllani, kryetar i Klubit të Afaristëve në Prizren
U ngrit edhe tani pyetja se a ishte Kurti pjesëtar i UCK-se. Disa thonë se nuk ishte as me arme e as ne uniforme. Disa thonë se ishte përkthyes i Demacit.
E ka edhe të atillë qe thonë se nuk e dinë se pse u burgosë. Që të gjithë bëjnë debat shterp dhe duhet te turpërohen. Me shumë se 40 mijë Veteranë që marrin paga nga buxheti Kosovës nuk kane pas armë e as uniforme. Edhe një ditë të kishte qenë në Zyrën e përfaqësuesit të UÇK-së z.Demaci, edhe atë në cilësi të përkthyesit, Kurti është pjesë e UCK-së.
Ai nuk u burgos se rrinte ne Shtabin e Rognerit në Tirane. Nuk u burgos se shëtiste metropoleve te Evropës si vëllezërit e shume komandantëve që u vetë shpallen veteran e invalid. Ai nuk u burgos se kishte 2 a 3 milion marka në xhepa.
Kurti u burgos se ishte zëri UCK-së në kohëra më të vështira për jetë a vdekje. Andaj, të ndalen këto debate të turpshme se buxheti Kosovës nuk do te dëmtohej nga një veteran me shumë .Vlera e sakrificës se tij dhe z. Demaci në qendër të Prishtinës duhet ti bëjë të skuqen shume “rognerista e komandantë’..