Debat për hapësirën e hapur e gjetjeve arkeologjike te Sheshi I Dëshmorëve
Drejtoria e Kulturës në Prizren sot, ka ftuar një debat në bashkëpunim me drejtorinë e Urbanizmit dhe Shërbimeve Publike, e të ftuar ishte edhe Drejtoresha e Trashëgimisë nga Ministria kulturës si dhe drejtori I Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren bashkë më arkelogët e kësaj qendre ,që bashkarisht të diskutojnë lidhur me hapësirën e hapur e cila ka mbetur e hapur që nga viti 2014 jo e trajtuar ashtu siq duhet . Prandaj sot drejtoreshë e drejtorisë së Kulturës Emelia Rexhepi, me këtë rast ka theksuar se tani jemi duke dashur që këtë qështje ta shohim bashkarisht dhe të vijojmë deri tek një rezultat konkret ,sepse ajo është duke e dëmtar edhe imazhin e kësaj pjesëe të qytetit.
Me këtë rast drejtoresha për Trashëgimi prnë Ministrisës ë kulturës Vjollca Aliu tha se ne ende nuk kemi një projket konkret në këtë drejtim,
Drejtori i QRTK në Prizren Samir Hoxha, ka theksuar se ajo deri më tani ka mbetur e tillë edhe për shkak të mjeteve materiale dhe se ai tha arkelogët e dijnë dhe rëndësinë e madhe që ka ky objeket.
Drejtortët Osman Krasniqi dhe Beni Kizolli me këtë rast kanë shtuar se ata do të jen kohorent për të ndihmuar këtë projekt, Sepse edhe e dijnë rëndësinë këtij projekti
Arkeologu nga QRTK Vesel Hoxha tha se është fatkeqësi që ajo gjetje arkelogjike nga viti 2o14 ka mbetur e hapur dhe se ajo në vete ka një rëndësi të madhe për Prizrenin, Është e vetmja dëshmi e prekshme për të na bindur se Prizreni, është qytet i lashtë dhe se që në kohën e romakëve ky qytet ka pasur një civilizim.
Kurse përfaqsuesë të shoqërisë civile si Valon Xhabali e Ares Shporta kanë kërkuar që proekti për këto gjetje të bëhet publik dhe te gjendet një zgjidhjeqendrapress.com/