Debat për planin lokal të  veprimit për mbrojtje nga dhuna në familje  dhe dhunat tjera.

   Sot,në mjediset e Sallës së  Asamblesë komunale  është  organizuar debati lidhur me  planin lokal të  veprimit për mbrojtje nga dhuna në familje , dhuna ndaj  grave dhe  dhuna në  baza gjinore , ku me këtë rast  prezantoi edhe  drejtoresha e Qendrës së  Punës  Sociale  Kumrije Bytyçi, nga  zyra  e barazisë  gjinore Mybexhele Zhuri, dhe Bashkim Rakaj  nga sektori përkatës e po kështu  prezentë ishin nga  OSBE Daniel Lezo dhe  përfaqësues të  shoqërisë  civile. Lidhur me këtë  plan lokal të veprimit  fillimisht  foli Bashkim Rakaj   për të  vazhduar   në pika të shkurtra  ta paraqes këtë plan drejtoresha Kumrije Bytyçi e cila e filloi me falënderim për  kryetarin total  pastaj nënkryetarin Gashi  zonjën  Zhuri dhe  OSBE-në. Ajo tha se plani i veprimit një prej dokumenteve më të të rëndësishme të Komunës së  Prizrenit, hartimi i së cilës ka ndjekur një proces të gjatë diskutimesh deh kontributesh konkrete të shumë institucioneve relevante që punojnë në këtë fushë përfshirja dhe kontributi i tyre kanë dhen frytin e punës që gjendet në faqet e këtij dokumenti për parandalimin e dhunës  në familje në komunën tonë tha ajo dhe vazhdoi. Po kështu për këtë plan veprimi  ka folur edhe  zyrtarja   zyrës së Barazisë  gjinore në  Komunën e  Prizrenit Mybexhele  Zhuri, derisa   falënderim  lidhur  më këtë  plan veprimi bëri edhe përfaqësuesi i OSBE-së  zotëri Daniel Lezo. Tringa  Kasëmi, me këtë rast  parashtroi pyetjen  lidhur me  formën e  buxhetimit të këtij plani lokal. Me këtë rast u tha se  aspekti buxhetor është  mirë  i  organizuar  sa i përket këtij plani lokal.