Dëbimi i diplomates shqiptare nga Rusia, Rama: Janë ftohur marrëdhëniet
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me dëbimin e një diplomateje shqiptare nga ana e Rusisë. Sipas Ramës kjo marrëdhënie të tensionuar me Rusinë, i ka ftohur raportet por vetëm kaq. “Ka një rënie të temperaturës së ulët të marrëdhënieve, por më shumë se kaq nuk ka problem”, tha Rama.Kujtojmë se Shqipëria dëboi diplomatin rus, Alexei Krivosheev për shkak të thyerjes së masave kundër COVID-19.Para se të shërbente në Tiranë, diplomati rus kishte shërbyer në shtetet e Ballkanit, përkatësisht në Maqedoni të Veriut. Një kohë ka qenë në Ambasadën e federatës së Rusisë në Shkup.