Dedikimi prekës i veteranit të UÇK-së për bashkëluftëtarët e rënë në 22 vjetorin e Betejës së Koshares

0

                               Frashër Oseku, ish luftëtari i UÇK-së, i cili kishte marrë pjesë në betejën e Koshares ka bërë një dedikim prekës në 22 vjetorin e thyerjes së kufirit. Ai në këtë datë ka kujtuar 112 bashkëluftëtarët që ranë të betuar për të bashkuar Shqipërinë.Oseku thotë se jeton me një besim i patundur, se flijimi i tyre nuk qe i kotë.“Por më mban një besim i patundur, se flijimi i tyre nuk qe i kotë. E ndij në shpirt, atë thirrjen egërshane tē amanetit të tyre. Ndonëse shumëkush do të donte ndryshe, me vitet kjo thirrje sa vjen e forcohet. E ndij në trup, në indet ku kam plagët, e nē eshtrat e mia të cakërruara. E ndij se po afrohet – bashkimi i Shqipërisë”, shkruan ndër të tjera ai.

Postimi i plotë:

Sot është 9 prilli, 22 vjetori i thyerjes së kufirit në Koshare. Çdo vit e parandjej afrimin e kësaj date, në shpirt e në trup, në indet ku kam ende cifla granatash, e në eshtrat e cakërruara.

Sot përkulem me nderim para kujtimit të 112 shokëve e shoqeve që ranē të betuar për të bashkuar Shqipërinë. Ata patën vdekjen më të mirë në tërë fisin shqiptar. I varrosëm lart në maje malesh, prej ku mund të sodisin gjithë mëmëdheun. Gjer te varri i bartëm mbi supet tona, mbështjellur në krahë të dhembsur të shkabës dykrenare. Bij e bija më të mirë ajo s’kish varrosur kurrë.Unë ndihem i padenjë kur kujtoj sakrificën e tyre. Dyfish i padenjë, kur shikoj se si disa sot fshehin pas derës idealin, e flamurin e tyre e tonin.Por më mban një besim i patundur, se flijimi i tyre nuk qe i kotë. E ndij në shpirt, atë thirrjen egërshane tē amanetit të tyre. Ndonëse shumëkush do të donte ndryshe, me vitet kjo thirrje sa vjen e forcohet. E ndij në trup, në indet ku kam plagët, e nē eshtrat e mia të cakërruara. E ndij se po afrohet – bashkimi i Shqipërisë.Uroj ta shoh sa jam gjallë. Se dua ta shpie edhe një herë atje lart, këtë shpirt e këtë trup të thyer, atje në Koshare, e te Rrasa e Zogut. E të ulem në bar te ta, e t’u pëshpëris te kokat: shoku im, shoqja ime, tash njëmend u krye.
Deri atë ditë, lavdi emrave të tyre! Lavdi emrit UÇK!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *