Dega e LDK-së në Prizren akuzon qeverinë lokale për mungesë të DDD
Dega e LDK-së sot përmes zyrtares për informim të kësaj dege Afërdita Morina Bifar, akuzon qeverinë lokale për mungesa (Dezinfektim, Dezinsektim, Deratizim/ ku përmes një deklaratë rendisin ankesat në adresë të Qytetarët e komunës së Prizrenit këtyre ditëve me temperatura ekstreme të larta, janë në hallë me mushkonjat, mizat dhe insektet tjera të rrezikshme që shpërndajnë infeksione dhe bartin baktere të ndryshme.
Pushteti komunal është treguar komplet i paaftë për tu kujdesur për shëndetin dhe mirëqenjen e qytetarëve prizrenas.
Qysh se kjo qeveri komunale është në pushtet, asnjëherë nuk po arrin me kohë me e realizua aksionin për DDD (Dezinfektim, Dezinsektim, Deratizim), në mënyrë që të parandalohet shfaqja enorme e insekteve, sidomos ditëve e javëve me temperatura të larta kur qytetarët kanë shumë nevojë per ti mbajtur hapur dritaret e shtëpive e banesave të tyre.
Në vend që të angazhohen e punojnë në këtë drejtim, zyrtarët komunal dhe vet kryetari Haskuka, gjejnë kohë të sulmojnë shoqërinë civile, opozitën e këdo që dënon të ankohet apo të kritikon, me të drejtë, neglizhencën, pasivitetin, mosinteresimin dhe dështimin total të tyre për të përmbushur përgjegjësitë e obligimet që u takojnë.
Të dashur qytetar të Prizrenit, shpejtë po afrohet dita kur ju do ta keni mundësinë ti ndëshkoni me votën tuaj këta pushtetar të dështuar.
Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren, solidarizohet dhe ndan shqetësimin me gjithë ata qytetar që këtyre ditëve po ankohen, me të drejtë, për mohimin e mundësisë për tu ajrosur e freskuar, qoftë në shtëpitë e tyre duke i hapur dritaret, apo nëpër hapësirat publike të gjelbëruara, për shkak se po ua pamundësojnë numri i madh i mushkonjave dhe insekteve të llojllojshme, si rezultat i mos reagimit adekuat komunal.
Prizren,
13.07.2021/qendrapress.com/