Dega e PDK-së në Prizren, bëri prezantimin e kandidatëve për zgjedhje e 17 tetorit
𝗕𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿 𝗣𝗿𝗶𝘇𝗿𝗲𝗻𝗶𝗻 nuk është vetëm një moto. Nuk është një slogan i bukur e me dizajn kreativ të cilin po e prezantojmë sot. Është një thirrje e sinqertë për bashkim të të gjithëve dhe pa dallim për qytetin tonë. 𝗕𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿 𝗣𝗿𝗶𝘇𝗿𝗲𝗻𝗶𝗻 sepse vetëm të bashkuar mund të ecim përpara dhe ta ndalim të keqen e degradimin që ka prekur çdo segment të jetës në Prizren.
Duke u angazhuar secili prej nesh, në familjet tona, lagje dhe fshatra, do të mund t’i hapim rrugë shumë projekteve të mira dhe punëve të mëdha që na presin. Prizreni ka shumë potencial dhe të ardhme të ndritshme që duhet shfrytëzuar. Resurset njerëzore, bukuritë dhe trashëgimia e pasur historike duhen mirëpërdorur për ta rritur potencialin turistik e investimet nga jashtë.
Jam i përkushtuar të punoj pandërprerë dhe me ndershmëri për të mirën e qytetit. Prandaj më duhet mbështetja e juaj që ta kthej vendimmarrjen tek secili qytetar. Të vendosim bashkë për çdo investim në lagje e fshatra, për çdo rrugë të re, për çdo hapësirë të gjelbërt, çerdhe, trajtim të ujërave të zeza, pastrim rrugësh, mbjellje të pemëve, pastërti të qytetit, mirëmbajtje të objekteve historike e fetare, dhe më shumë kënde lojërash për fëmijët e kujdes për të moshuarit. Bashkë vendosim për fuqizim të gruas, për arsim më cilësor e shërbime më të mira shëndetësore.
Bashkë do t’i marrim vendimet. Bashkë do të qeverisim. 𝗕𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿 𝗣𝗿𝗶𝘇𝗿𝗲𝗻𝗶𝗻 është vizioni jonë i drejt që i bashkon njerëzit. Ne bashkë vendosim për qytetin dhe për të ardhmen tonë. #PDK #BashkeperPrizrenin .Kështu shkruan ne faqen e tij elektronike bartësi i listës Kujtim Gashi