Degradimi letrar po e dëmton poezinë pafundësisht- Shkruan; Vegim Prizreni
Thëniet e mençura sa i përket poezisë tashmë mund të na duken fraza të kota edhe pse ato në vete kanë thellësinë artistike. “Thuhet se poeti është terapeut i madh. Në këtë kuptim puna poetike është njësoj si yshtja, domethënë sikur të bësh magji, ndryshe, të përtërish. Të shkruash një poezi do të thotë të shërosh plagën e thellë, plagosjen e rëndë. Sepse të gjithë jemi të plagosur.”
– Alehandra Pizarnik.
Mirëpo kjo thënie tani kohëve të fundit po jep pasqyrën e kundërt. Sepse vetëm të jesh pak çaste në FB, do të shohë se si, kujtdo bile edhe emra krejt privat , në emër të tyre ndajnë kinse ‘’mirënjohje’’ për poetët, Ajo që jep për të vrarë shpirtin, disa nga poetet ato i reklamojnë ,ato duke i marrë si lëvdatë. Kjo e tmerron artin e veçanërisht mbretëreshën e artit poezinë. Thuhet nëse nuk ka kritikë letrare letërsia vije e zbehet e poezia mund të vdesë .Prandaj Ju të mëdhenj poetë mos i merrni ato ‘’lëvdata’’ serioze, por krijoni me shpirtin tuaj .Atyre personave mirë është ti falënderoni, por mos i publikoni se vërtetë arti po humb kuptimin./qendrapress.com/