Deklarata e Jakup Krasniqit në vitin 1998: UÇK njeh për ideologji vetëm shqiptarizmin
Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi ka dalë sot para Dhomave të Specializuara të Hagës, derisa, para këtij organi ish-kryeparlamentari është përballur me akuzat për krime të luftës.
Publicisti Bardhyl Mahmuti ka publikuar në Facebook një deklaratë të Krasniqit të vitit 1998-të.
Në këtë intervistë, Krasniqi thoshte se UÇK-ja e njeh për ideologji vetëm shqiptarizmin, e se LPK-ja është ajo forcë politike që ka meritat e pakonstetuara në krijimin e UÇK-së.
“Shtabi i përgjithsëm i UCK-së është i mendimit se në këtë fazë të luftës pluralizmi politik është luks”, shkruhet në këtë deklaratë.