Deklarata e përbashkët e Samitit në Tiranë: Progres për ‘marrëveshjen e madhe’ Kosovë-Serbi, respektim i marrëveshjeve të kaluara – sanksione ndaj Rusisë 
Pas takimit të mbajtur në Tiranë në Samitin e Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballanit Perëndimor, tani është publikaur edhe deklarata e përbashkët, BE ka theksuar se presin progres konkret nga pala serbe dhe kosovare drejt një “marrëveshje të plotë dhe ligjërisht detyruese për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre”.
“Ne përsëritim pritmërinë tonë të fortë që të gjitha marrëveshjet e mëparshme të respektohen plotësisht dhe të zbatohen pa vonesë. Ne i nxitim të dy Palët të angazhohen në mënyrë konstruktive për të zgjidhur të gjitha mosmarrëveshjet dypalëshe dhe mos marrin veprime të njëanshme dhe/ose provokuese që mund të shkaktojnë tensione dhe dhunë dhe retorikë që nuk shpie drejt Dialogut. Ne u kujtojmë të dy Palëve përgjegjësinë e tyre të përbashkët për të siguruar paqen dhe stabilitetin”, thuhet në deklaratë. https://gjc.gjirafa.com/Home/Index?type=3&gjid=60930016&v=2.1&guid=9cfbbfbfc0e941d29593f8f4ee77b998828b105a9088454583e406f3775a6187
Deklarata e plotë:
Ne, udhëheqësit e Bashkimit Evropian (BE) dhe të Shteteve të tij Anëtare, në konsultim me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor dhe në prani të palëve të interesuara rajonale dhe ndërkombëtare, sot mbajtëm këtë Samit për herë të parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe dolëm në përfundimet e mëposhtme:
1. Përshkallëzimi i luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës po vë në rrezik paqen dhe sigurinë evropiane dhe globale dhe nënvizon rëndësinë e partneritetit strategjik midis BE-së dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.
2. BE-ja ripohon angazhimin e saj të plotë dhe të qartë ndaj perspektivës së anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe bën thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit, duke u bazuar te reformat e besueshme të Partnerëve, te kushtëzimet e drejta dhe të rrepta dhe te parimi i meritës së secilit, gjë që është në interesin tonë të përbashkët. BE-ja përshëndet progresin e bërë nga partnerët e Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin përkatës drejt BE-së që nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Brdo, në tetor 2021. Në veçanti, BE-ja përshëndet mbajtjen e Konferencave të para Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
3. BE-ja përshëndet vendosmërinë e partnerëve të Ballkanit Perëndimor për të mbështetur vlerat dhe parimet thelbësore evropiane, në pajtim me të drejtën ndërkombëtare. BE-ja përshëndet gjithashtu angazhimin e përsëritur të partnerëve të Ballkanit Perëndimor për t’u dhënë përparësi demokracisë, të drejtave dhe vlerave themelore dhe sundimit të ligjit, duke
përfshirë ndarjen e pushteteve. Bashkimi Evropian nënvizon nevojën për përpjekje të qëndrueshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për rritjen e mbështetjes për qeverisjen e mirë, për të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe për të drejtat e personave që u përkasin pakicave. Besueshmëria e këtyre angazhimeve varet nga zbatimi kuptimplotë i reformave të nevojshme dhe nga ndërtimi i një historiku të qëndrueshëm i mbështetur në komunikimin publik të qartë dhe konsekuent në interes të popullit të tyre. Një shoqëri civile e fuqizuar dhe mediet e pavarura dhe pluraliste, në respekt të plotë të lirisë së shprehjes, janë përbërësit vendimtarë të çdo sistemi demokratik dhe ne përshëndetim dhe mbështetim rolin që ato luajnë në Ballkanin Perëndimor.
https://reporteri.net/reklamap/www/delivery/afr.php?zoneid=18&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE 12. Paketa e re e BE-së e Mbështetjes për Energjinë, me një vlerë prej 1 miliardë euro në grante të cilat mund të sjellin 2,5 miliardë euro në investime, do të ndihmojë Ballkanin Perëndimor të zbutë ndikimin e krizës energjetike dhe të përshpejtojë tranzicionin energjetik në rajon. Paketa financohet nëpërmjet Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA) dhe përmban masa të menjëhershme, afatshkurtra dhe afatmesme për t’u dhënë ndihmë qytetarëve dhe bizneseve në Ballkanin Perëndimor. 500 milionë euro në formë grantesh do të shkojnë për mbështetjen e menjëhershme të familjeve të cenueshme dhe ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla (SME). 500 milionë euro të tjera në grante do t’i kushtohen investimeve në mbështetje të tranzicionit energjetik dhe pavarësisë energjetike, për të financuar përmirësimet në infrastrukturën e gazit dhe elektricitetit dhe në interkonektorët ku përfshihet GNL-ja, si dhe projektet e reja për energjinë e përtëritshme, masat për eficiencën energjetike, përmirësimet në sistemet e transmetimit të energjisë, ngrohjen qendrore urbane dhe skemat për të përmirësuar eficiencën energjetike të apartamenteve në ndërtesat e vjetra.
13. Ne kujtojmë vendimin tonë për të hapur blerjet e përbashkëta të gazit, GNL-së dhe hidrogjenit për Ballkanin Perëndimor, bëjmë thirrje për vënien e shpejtë në funksion të kësaj platforme dhe inkurajojmë partnerët që ta përdorin këtë mundësi. Plani REPower i BE-së do të ndihmojë për të ulur varësinë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor nga gazi rus. Nëpërmjet Komunitetit të Energjisë, BE-ja po hap tregun e saj të energjisë elektrike për Ballkanin Perëndimor, edhe në sektorin e energjive së rinovueshme, duke iu nënshtruar reformave rregullatore.
14. Zbatimi i vazhdueshëm i Planit Ekonomik dhe të Investimit (PEI) dhe i Agjendave të Gjelbra dhe Digjitale për Ballkanin Perëndimor do të ndihmojë në forcimin e ekonomisëdhe qëndrueshmërisë së rajonit, duke përfshirë edhe mbështetjen e mëtejshme përlidhshmërinë, tranzicionin e energjisë dhe diversifikimin e furnizimeve me energji. PEI-japarashikon një paketë ambicioze investimi, duke mobilizuar afërsisht 30 miliardë euro për rajonin, të përbëra nga 9 miliardë euro financim me grante nga IPA III dhe deri në 20 miliardë euro në investime, të mobilizuara nga Instrumenti i ri i Garancisë së Ballkanit Perëndimor. Në kuadrin e Planit, në gjysmën e parë të vitit 2022 u miratua zbatimi i një totali prej 1,4 miliardë euro në grante investimi nën Kuadrin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor (KIBP) për të financuar 28 projekte parësore investimi me një vlerë totale prej 4,5 miliardë euro. Sapo është miratuar një paketë e re me 400 milionë euro në grante nga BE-ja me vlerë investimi prej 1,2 miliardë euro, për të financuar 12 projekte investimesh, ndërkohë që projektet e miratuara po hyjnë në fazën e zbatimit. Gjatë vitit të kaluar, puna vazhdoi në të gjitha projektet e investimeve të lidhshmërisë të miratuara nën agjendën e lidhshmërisë, me disa projekte që po i afrohen përfundimit, në veçanti korridori hekurudhor Orient-Lindje-Mesdhe, Korridori rrugor Vc dhe dy urat ndërkufitare, Svilaj dhe Gradiška. Në këtë kontekst, partnerët e Ballkanit Perëndimor duhet gjithashtu të rritin sundimin e ligjit dhe të ndërmarrin me vendosmëri reformat ekonomike dhe shoqërore, duke përfshirë edhe ato që janë të parashikuara në Programet e tyre të Reformave Ekonomike dhe në përfundimet e përbashkëta për dialogun ekonomik dhe financiar.
15. Përveç kësaj, BE-ja është e gatshme të mbështetë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në përmbushjen e angazhimit të tyre për të zbatuar plotësisht Agjendën e Gjelbër për rajonin, ku përfshihen angazhimet e tyre në fushën e klimës në kuadrin e Marrëveshjes së Parisit, si një shtytës kryesor për tranzicionin drejt ekonomive moderne, neutrale ndaj klimës dhe rezistente ndaj klimës dhe me efikasitet të burimeve, gjë që synon të çlirojë potencialin e ekonomisë qarkulluese, të luftojë ndotjen, të përmirësojë menaxhimin e mbetjeve dhe të përshpejtojë tranzicionin drejt energjisë së gjelbër në rajon. BE-ja do të vazhdojë gjithashtu të mbështetë rajonin në zhvillimin e politikës së çmimit të karbonit në kontekstin e Mekanizmit të BE-së për Rregullimin e Kufirit të Karbonit (CBAM), ku përfshihet asistenca teknike dhe financiare. Projekti “EU 4 Green” është instrument i rëndësishëm për të ndihmuar partnerët në përpjekjet e tyre zbatuese.
16. Që nga fillimi, partnerët e Ballkanit Perëndimor janë përfshirë gjithashtu në Mekanizmin Evropian të Përgatitjes dhe Reagimit ndaj Krizave të Sigurisë Ushqimore për të përmirësuar sigurinë ushqimore. BE-ja do të vazhdojë mbështetjen e saj për sektorin e bujqësisë , përkatësisht në kuadrin e IPA III dhe të Instrumentit të Asistencës së ParaAnëtarësimit për Zhvillimin Rural (IPARD III). Për këtë të fundit, në fillim të këtij viti u miratua kontributi i BE-së prej 560 milionë euro për periudhën e ardhshme shtatë vjeçare. Intensifikimi i angazhimit politik dhe të politikave
17. BE-ja dhe Ballkani Perëndimor janë të vendosur të përshpejtojnë dhe thellojnë angazhimin tonë politik dhe të politikave, duke përfshirë ndër të tjera mbajtjen e Samiteve të rregullta BE-Ballkani Perëndimor, pjesëmarrjen e Partnerëve të Ballkanit Perëndimor në veprimtaritë dhe takimet e nivelit të lartë të BE-së dhe dialogët e rregullt në kuadrin e PPJS-së. Partnerët e Ballkanit Perëndimor janë ftuar tashmë të japin mendime në mbledhjet e Këshillit të Punëve të Jashtme dhe më pas të marrin një përmbledhje nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm Evropian. Ky angazhim i rritur pasqyron përkushtimin e BE-së për rajonin.
18. BE-ja do të thellojë më tej bashkëpunimin ndërsektorial me Ballkanin Perëndimor në fusha me interes të përbashkët si drejtësia dhe punët e brendshme, ekonomia dhe tregu i brendshëm i BE-së, energjia, transporti dhe politika digjitale, mbrojtja civile, shëndetësia, politikat sociale, arsimi dhe kërkimi dhe inovacioni si dhe politika e jashtme, siguria dhe mbrojtja, duke përfshirë trajtimin e kërcënimeve kibernetike dhe kërcënimet e tjera hibride dhe kundër-terrorizmin.
19. BE-ja dhe Ballkani Perëndimor kujtojnë angazhimin e përbashkët në shtimin e përpjekjeve për të rritur integrimin e Ballkanit Perëndimor me Tregun e brendshëm të BE-së. Tregu i Përbashkët Rajonal (TPR) i Ballkanit Perëndimor duhet të shërbejë si pikëmbështetjeje për këtë integrim. BE-ja përgëzon marrëveshjet e fundit të partnerëve për lëvizjen e lirë dhe njohjen e letërnjoftimeve për të gjithë qytetarët e rajonit si dhe për njohjen reciproke të diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale brenda rajonit. Këto marrëveshje janë etapa të rëndësishme në përmbushjen e angazhimit të partnerëve për të krijuar një Treg të Përbashkët Rajonal. BE-ja inkurajon partnerët e Ballkanit Perëndimor të ratifikojnë me shpejtësi këto marrëveshje në mënyrë që qytetarët të mund të përfitojnë prej tyre sa më shpejt të jetë e mundur. Nevojiten përpjekje të mëtejshme vendimtare nga të gjithë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në mënyrë që Tregu i Përbashkët Rajonal të bëhet realitet, sidomos sa i takon miratimit të një numri vendimesh për nismat që lidhen me tregtinë, për të cilat tashmë është rënë dakord në nivel teknik në kontekstin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA). Ky bashkëpunim rajonal përfshirës i bazuar në rregullat dhe standardet e BE-së do të stimulonte gjithashtu tregtinë ndër-rajonale dhe do të tërhiqte investimet.
20. BE-ja përshëndet punën e të gjitha ekonomive të Ballkanit Perëndimor drejt modernizimit të sistemeve të tyre të pagesave për t’i sjellë ata më afër standardeve të BE-së dhe për plotësimin e kushteve për integrimin në Zonën e Vetme të
Pagesave në Euro.
21. BE-ja përshëndet gjithashtu angazhimin e Partnerëve për të vazhduar punën e tyre për zbatimin e agjendës së Ballkanit Perëndimor për inovacionin, kërkimin, arsimin, kulturën, rininë dhe sportet dhe tashmë po i bashkon gradualisht Partnerët me programet e BE-së si Erasmus+, Korpusi Evropian i Solidaritetit dhe Nisma e Universiteteve Evropiane me synimin për të krijuar mundësi të mëtejshme për të rinjtë. Nisma e Universiteteve Evropiane hap mundësinë që institucionet e arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor të marrin pjesë në aleanca ambicioze ndërkombëtare dhe të zhvillojnë bashkëpunim afatgjatë strukturor dhe strategjik. Garancia për Rininë e vënë në veprim në Ballkanin Perëndimor do të kontribuojë në uljen e rrjedhjes së trurit që po përjeton rajoni.
22. Në fushën digjitale, duke u mbështetur në zbatimin e suksesshëm të Marrëveshjes së Udhërrëfyesit Rajonal “Roam like at Home” që prej korrikut 2021, për eliminimin e kostove të roaming-ut brenda rajonit, ne përshëndetim deklaratën e përbashkët të sotme të operatorëve të telekomunikacionit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor e cila që do të bëjë të mundur uljen e parë të kostove të roaming-ut midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në vitin 2023, me synimin për t’i hequr ato plotësisht më pas. Është gjithashtu për t’u përgëzuar që Partnerët kanë nënshkruar Deklaratën për të Ardhmen e Internetit dhe janë plotësisht të asociuar me punën e Organit të Rregullatorëve Evropianë për Komunikimet Elektronike.
23. Ne përshëndesim gjithashtu progresin në zbatimin e Korsive të Gjelbra BE-Ballkani Perëndimor dhe bëjmë thirrje për zbatimin e tyre në të gjithë kufijtë përkatës, duke respektuar ndërkaq acquis-në dhe procedurat e BE-së. Përveç kësaj ne përshëndetim ngritjen e nismës “Korsitë Blu” që do të përmirësojë lidhjet tregtare midis porteve të Adriatikut. Këto nisma kontribuojnë në menaxhimin më të mirë të kufijve, uljen e kohës së pritjes për pasagjerët dhe mallrat dhe për rrjedhojë mbështetin aktivitetin ekonomik. Ato janë një demonstrim tejet publik se çfarë mund të sjellë bashkëpunimi midis Ballkanit Perëndimor dhe BE-së dhe Shteteve të tij Anëtare. Përforcimi i sigurisë dhe ndërtimi i qëndresës ndaj ndërhyrjeve të huaja
24. BE-ja dhe Ballkani Perëndimor kanë të përbashkëta një numër sfidash të sigurisë që kërkojnë veprime të bashkërenduara, të cilat janë bërë edhe më të rëndësishme në kontekstin e luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. BE-ja dhe Ballkani Perëndimor janë të vendosur të forcojnë më tej bashkëpunimin për çështjet thelbësore të sigurisë dhe mbrojtjes, edhe në nivel operacional. Në këtë drejtim, ne mirëpresim faktin që Partnerët kanë dëshmuar përkushtimin e tyre ndaj Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes (PPSM), duke kontribuar në misionet dhe operacionet e BE-së për menaxhimin e krizave. BE-ja do të vazhdojë të punojë së bashku me rajonin për të zhvilluar më tej aftësitë dhe kapacitetet mbrojtëse të tij, edhe nëpërmjet Instrumentit Evropian të Paqes. BE-ja përshëndet angazhimin e vazhdueshëm të partnerëve për zhvillimin e instrumenteve efektive për bashkëpunimin brenda Ballkanit Perëndimor në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. BE-ja do të rritë më tej angazhimin e saj edhe në fusha të tilla si hapësira dhe lëvizshmëria ushtarake.
25. BE-ja dhe Ballkani Perëndimor janë të angazhuar të luftojnë manipulimin dhe ndërhyrjen e informacionit të huaj, duke përfshirë dezinformimin si dhe kërcënime të tjera hibride që janë të pranishme në shoqëritë e Ballkanit Perëndimor dhe synojnë të minojnë stabilitetin e rajonit, proceset demokratike dhe perspektivën e tij evropiane. Në këtë pikëpamje, ne do të forcojmë më tej bashkëpunimin tonë për të ngritur qëndresën, duke rritur gjithashtu profesionalizmin dhe edukimin e medieve dhe duke rritur ndikimin e komunikimit tonë strategjik rreth marrëdhënieve BE – Ballkani Perëndimor dhe procesit të zgjerimit në veçanti.
26. Duke qenë se kërcënimet kibernetike nuk njohin kufij, ne do të punojmë së bashku për të rritur sigurinë tonë kolektive kibernetike. Sulmet e fundit kibernetike në shkallë të gjerë tregojnë nevojën për angazhim të zgjeruar, duke u mbështetur në programet ekzistuese dhe në bashkëpunimin me Agjencinë e BE-së për Sigurinë Kibernetike (ENISA) dhe me Qendrën Evropiane të Kompetencës Kibernetike, të kombinuara me nismat dypalëshe të Shteteve Anëtare të BE-së dhe partnerëve të tjerë. Në kuadrin e projektit për Reagimin e Shpejtë në fushën e Sigurisë Kibernetike, veprimi i BE-së po përqendrohet në rritjen e qëndresës kibernetike dhe të gatishmërisë ndaj incidenteve kibernetike të partnerëve që kanë qenë objektiv i sulmeve të fundit, duke dhënë mbështetje kibernetike më afatgjatë të BE-së në mbarë rajonin duke filluar nga viti 2023. BE-ja është e gatshme të rritë mbështetjen e saj për qëndresën ndaj sulmeve kibernetike në Ballkanin Perëndimor dhe të intensifikojë bashkëpunimin në nivel rajonal dhe me partnerët ndërkombëtarë. Migracioni i parregullt, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar
27. Rrugët e migracionit në Ballkanin Perëndimor kanë parë rritje të ndjeshme që nga fillimi i vitit 2022. Menaxhimi i migracionit mbetet sfidë dhe përgjegjësi e përbashkët, të cilën BE-ja dhe Ballkani Perëndimor do ta trajtojnë së bashku, në partneritet të ngushtë. Për këtë qëllim, BE-ja ka rritur ndjeshëm mbështetjen e saj financiare për rajonin me më shumë se 170 milionë euro asistencë dypalëshe dhe rajonale të ofruar tashmë në kuadrin e IPA III.
28. Teksa përgëzojmë partnerët tanë për përpjekjet e tyre dhe bashkëpunimin konstruktiv deri më sot, kërkohen përpjekje të qëndrueshme dhe të zgjeruara për të trajtuar migracionin e parregullt në rrugën e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë luftën kundër kontrabandimit dhe trafikimit të qenieve njerëzore. BE-ja mbetet e angazhuar të mbështetë rajonin, si politikisht ashtu edhe financiarisht. Në këtë drejtim, ajo synon të rrisë ndjeshëm fondet për Ballkanin Perëndimor për vitet e ardhshme në kuadrin e IPA III. Në dritën e trysninë së shtuar migratore në rajon, mbështetja e fortë financiare e BE-së përmes programeve të posaçme do t’u mundësojë partnerëve të forcojnë sistemet e azilit dhe të pritjes, të rritin mbrojtjen e kufirit, të luftojnë rrjetet e kontrabandës dhe grupet e krimit të organizuar dhe të shtojnë kthimet nga Ballkani Perëndimor drejt vendeve të origjinës. Në këtë perspektivë, BE-ja ka miratuar njëprogram të ri për forcimin e menaxhimit të kufirit me vlerë 40 milionë euro dhe po përgatit një program të dytë për rritjen e kapaciteteve për luftën kundër kontrabandimit të migrantëve dhe trafikimit të qenieve njerëzore, duke i dhënë vëmendje hetimeve dhe përndjekjes penale, me vlerë 30 milionë euro.
29. Përafrimi i shpejtë i partnerëve me politikën e vizave të BE-së është i një rëndësie urgjente dhe kritike për mirëfunksionimin dhe qëndrueshmërinë e përgjithshme të regjimeve pa viza midis Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. Partnerët duhet të vazhdojnë të rritin sistemet e tyre të kthimeve, edhe duke nënshkruar marrëveshje ripranimi me vendet kryesore të origjinës, dhe të forcojnë bashkëpunimin me shoqëritë ajrore përkatëse. Bashkëpunimi i ndërsjellë për kthimet do të thellohet, duke maksimizuar përdorimin e kornizave ekzistuese dhe të kanaleve të disponueshme. Në këtë drejtim, BE-ja qëndron e gatshme ta mbështetë Ballkanin Perëndimor për të rritur kthimet vullnetare dhe jovullnetare, duke përfshirë edhe ato drejtpërdrejt nga rajoni drejt vendeve të origjinës. Duhet gjithashtu të intensifikohet bashkëpunimi me Frontex-in, edhe nëpërmjet nënshkrimit dhe zbatimit të shpejtë të Marrëveshjeve Statusore të përditësuara, si dhe me Agjencinë e Bashkimit Evropian për Azilin dhe me Europol-in.
30. Ne bëjmë thirrje që të forcohet më tej bashkëpunimi për kundër-terrorizmin dhe kundër ekstremizmit të dhunshëm, ku përfshihet parandalimi i radikalizimit dhe financimit të terrorizmit, në pajtim me Planin e Përbashkët të Veprimit për Kundër-Terrorizmin për Ballkanin Perëndimor. Ne ritheksojmë rëndësinë e marrjes së veprimeve të vendosura për të trajtuar krimet e rënda dhe krimin e organizuar, në veçanti pastrimin e parasë, korrupsionin në nivel të lartë, kultivimin dhe trafikimin e drogës.
31. BE-ja është plotësisht e angazhuar të vazhdojë punën për parandalimin e tregtisë së paligjshme dhe të trafikimit të armëve të vogla dhe të lehta dhe të municioneve të tyre, përgëzon udhërrëfyesin e posaçëm të Ballkanit Perëndimor në këtë aspekt dhe do të mbështetë më tej Ballkanin Perëndimor në këtë fushë. Udhërrëfyesi është i njohur në shkallë ndërkombëtare si shembull i praktikave të mira në fushën e bashkëpunimit rajonal për të rritur kontrollin e armëve të vogla.
32. BE-ja inkurajon Ballkanin Perëndimor të krijojë dhe mbajë marrëdhënie bashkëpunimi me Zyrën Evropiane të Prokurorëve Publikë (EPPO) në fushën e asistencës së ndërsjellë ligjore në çështjet penale. Mirëpresim marrëdhëniet e punës të krijuara tashmë ndërmjet EPPO-së dhe disa partnerëve të Ballkanit Perëndimor dhe inkurajojmë partnerët e tjerë për një bashkëpunim të ngjashëm sa më shpejt të jetë e mundur.
33. Mirëpresim bashkimin e partnerëve të Ballkanit Perëndimor me pikat e mësipërme.