Deklarata e sotme në kuvend a po e sakrifikon Mytaher Haskukën??!! Shkruan;Drita Prizreni

0

   Deklarata e sotme në  Kuvendin Komunal të  Prizrenit e bërë nga  kryesuesi i  kuvendarëve  të VV në  Asamblenë  komunale  të Prizrenit Karanfil Haxhillari, duke  akuzuar  tepër  rëndë  kryetarin  komunës Mytaher  Haskuka ..’’ Turp të  qoftë  kryetar, Për tri vite e gjysmë  asnjëherë  nuk na ke konsultuar  për asnjë temë, kurse  ti duhet të shohësh pak nga drejtorët e ekzekutivit . vetë i kë humbur numrat…’’ etj,, Këto akuza  kaq të rënda  në adresë  të kryetarit Haskuka duke  thënë se ju asnjë  program se ke kaluar sepse numrat i ke  humbur vetë. Kjo tashmë  po tregon haptas se  brenda kësaj dege  janë  dy ose edhe më shumë  fraksione. Fraksioni i kryetarit aktual tashmë akuzohet nga  grupi i ;Artan Abrashi, Arbër Rexha ,Drita Millaku e  Hajrullah Çeku, .Pa dashur  të  futemi  brenda  kësaj ndarje  dhe këtyre  fraksioneve  tashmë  dihet  një  e vërtetë se një mori projektesh në Prizren  nuk janë realizuar, ka pasur ngecje  të  dukshme, bile edhe suficit  si kurrë më parë  Megjithëse këtë  neglizhencë  Kryetari Haskuka është munduar ta arsyetojë me  largimin e njërit nga drejtorët më të përfolur që nga paslufta në  Prizren drejtorin e  Shërbimeve  Publike, tani i larguar Levent Kasëmi, për të cilin pos akuzave  financiare  ka edhe  akuza  të tjera   të cilat së shpejti  thuhet se opozita do të bëjë  publike. Mirëpo, ky shpërthim i sotëm  i Haxhillarit  a bënë me dije  se shefi i tyre  Albin Kurti  tashmë  në  flakën e madhe  për  mos aftësi  qeverisje donë ta mbulojë me sakrifikimin e Mytaher  Haskukës?!. Ose  presioni i madh  ndërkombëtar  tashmë për dialogun ,Formimin e  Asosacionit   të komunave  serbe??!! Kjo tashmë është ‘’Thembra Akilit’’ dhe  kapja edhe  për  kashte   të kësaj natyre , mundohet ta shpëtojë  keqqeverisjen në Prizren, Tashmë  të pohuar nga  vetë kryesuesi i kuvendareve të LVV në  Asamble Karanfil Haxhillari, i cili  ishte edhe  shef i Shtabit zgjedhor në Qendrën e LVV në  Prizren. Nga  sot e e tutje  tashmë mbetet  të shihet se çka do të  thotë  kryetari Haskuka e si do të përgjigjet  z, Haxhillari, ose  ata që  janë pas tij. Kjo domosdo se  është tani  pyetja se  z, Kurti a do ta  ketë kandidatë në  vjeshtë  Mytaher  Haskukën , apo   po përgatite  kandidatë  tjetër?. Por  ajo që  sot  e doli për ditë me diell ,është  fakti se qytetarët e komunës së  Prizrenit  kanë  humbur shumë< e  nëse  vazhdon  kështu do të humbin edhe më shumë…… kjo është fatkeqësia ……../qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *