Deklarohet policia: Nuk e hodhëm ne gazin lotsjellës ndaj protestuesve
Sot, rreth orës 10:00 para Kuvendit të Republikës së Kosovës ka filluar të mbahet protesta e pa lajmëruar në polici, e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), për të shprehur pakënaqësitë e tyre dhe sipas tyre për ta kundërshtuar ndryshimin për heqjen e kategorisë në lidhje me pagën minimale.Sipas detyrës zyrtare, Policia e Kosovës është kujdesur për mbarëvajtjen e protestës, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe ofrimin e sigurisë për protestuesit dhe për objektet zyrtare.Përderisa protesta ishte duke u mbajtur, disa nga protestuesit kanë tentuar me forcë të depërtojnë ti dëmtojnë dyert e Parlamentit për të hyrë brenda si dhe kanë hedhur mjete të ndryshme të forta, lloje të gazit/tymit në drejtim të zyrtarëve të PK-së.Policia e Kosovës, me qëllim të informimit të drejt të opinionit publik, informon dhe njëherit demanton shkrimet e publikuara në portale ku thuhet se kinse Policia ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve, se në asnjë rast apo rrethanë nuk ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve, por dyshohet se lloji i gazit/tymit, është hedhur nga persona/protestues brenda masës.Bazuar në informacionet e deritanishme, si pasojë e sulmit dhe hedhjes së mjeteve të ndryshme ndaj zyrtarëve policorë, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të natyrave të ndryshme, të cilëve iu është ofruar tretmani mjekësor.Po ashtu sipas informacioneve të deritanishme një qytetarë ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasoj e gazit/tymit të hedhur.