Deklarta e ish kongresmenit Engel për marrëveshjen Kosovë-Izrael,gëzon shqiptarët- Shkruan;Salih Çoaçaj
Tani më nënshkrimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Izraelit padyshim se është një arritje e madhe që e ka bërë Amerika e bashkë me Amerikën edhe shumë shqiptarë atdhetarë që nuk kanë punuar pa pushuar kurrë që Kosova të jetë sa më shumë e pranuar ndërkombëtarisht dhe të bëhet faktor derteminues për Ballkanin perëndimor. Janë dhjetëra të tillë që nuk u ndalën duke punuar në të gjitha instancat. Një ish atdhetar i këtillë është edhe L. Lushaj, i cili ishte një promotor i hershëm i miqësisë shqiptaro -hebreje. , Kjo natyrisht se tashmë ka gëzuar ata atdhetar që e kupton vizioni e së ardhmes Ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel, ka uruar Kosovën dhe Izraelin për marrëveshjen e nënshkruar për marrëdhënie të plota diplomatike, duke shkruar në rrjete sociale “Urimet e mia më të ngrohta për shtetin e Izraelit dhe Republikën e Kosovës për krijimin e marrëdhënieve diplomatike. Kjo është një ditë e madhe për të dy vendet”, ka shkruar Engel derisa ka shpërndarë lajmin që njoftonte arritjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Tani së fundi janë ndier zëra edhe të atillë që janë kundër kësaj marrëveshje dhe për të qene befasia edhe më madhe për këtë mendim janë shprehur edhe një pjesë BE. Mirëpo tashmë dihet botërisht se Kosova për një kohë të gjatë vazhdon të mbete njëri nga shtetet më pro amerikane në botë, sepse ata e dijen se SHBA-të ishin ata që Kosovës ia sollën lirin e të ndihmuar edhe nga miqtë evropianë. Por miqësia për të besuar sa më fortë duhet të jetë më të gjithë, por secili nga shqiptarët e din rolon dhe kontributin e përhershëm që ka bërë Amerika për Kosovë/qendrapres.com/