Delegacioni i TIKA-s viziton Spitalin e Prizrenit për forcimin e bashkëpunimit.
Drejtoresha Ekzekutive e Spitalit të Prizrenit, Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, së bashku me anëtarët e Këshillit Drejtues të spitalit, ka pritur një delegacion nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).
Gjatë këtij takimi, ajo ka paraqitur delegacionit të TIKA-s arritjet dhe punën e spitalit, si dhe ka ndarë planet e ardhshme për zhvillimin e mëtejshëm të tij.
“Delegacioni është njoftuar me punët dhe të arriturat e spitalit, si dhe planet për të ardhmen”, tha ajo.
Delegacioni ka pasur mundësinë të vizitojë disa nga hapësirat e spitalit për të thelluar njohuritë mbi nevojat dhe mundësitë e bashkëpunimit.
Kjo vizitë është një hap për të eksploruar mundësitë e ofrimit të ndihmave dhe mbështetjes për Spitalin e Prizrenit.
Në këtë ngjarje mori pjesë edhe Enis Kervan, deputeti i Kuvendit të Kosovës, i cili kontribuoi në bisedimet për forcimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit ndërmjet Spitalit të Prizrenit dhe TIKA-s.