Deliu: Bislimi u dorëzua, s’ka pasë çka me raportu përveç izolimit, sanksioneve e koordinimit me Radojçiqin
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka komentuar dështimin e mbledhjes së Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit të Kosovës, në të cilën nuk shkoi Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës.Sipas Deliut, Bislimi u dorëzua sot dhe se nuk shkoi në raportim për shkak se nuk ka çfarë të raportojë pos izolimit e sanksioneve.“Besnik Bislimi u dorëzua sot. Nuk erdhi për raportim në Komisionin Parlamentar rreth proceseve integruese të vendit. Ndoshta edhe pse s’ka pasë çka me raportu, përveç izolimit, sanksioneve dhe koordinimit me Radojçiqin.” – shkroi ajo.