Deliu-Kodra: Eksporti më i madh i Qeverisë Kurti këtë vit, mbi 10 mijë doza drogë në Shqipëri
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas arrestimit të asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci, i cili është kapur nga policia shqiptare në Tiranë me mbi 11 mijë doza ekstazi, që bashku me katër persona të tjerë.
Deliu ka shkruar në “Facebook” se sasia e kapur e drogës tregon eksportin më të madh të këtij pushteti për këtë vit.
“Eksporti ma i madh i këtij pushteti këtë vit: 10 mijë doza drogë në Shqipëri nga asamblisti i tyre, në vlerë mbi 400 mijë euro! Respekt. Era shtet!”, ka shkruar Deliu-Kodra.
Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar rastin e arrestimit të asamblistit Besnik Mujeci, i cili bashkë me disa të tjerë dyshohet se u kap me substanca narkotike në Shqipëri.
Sekretari për media dhe komunikim në Vetëvendosje, Arlind Maxhuka ka bërë të ditur se të marrë informacionin kanë iniciuar menjëherë procedurën disiplinore.
Si veprim imediat, ai thotë se Komisioni Disiplinor i LV-së do të mbajë mbledhje urgjente për të trajtuar rastin në fjalë. /Reporteri.net/