Deliu: Qeveria synon t’i kontrollojë mediat online me projektligjin për KPM-në, kjo i hap rrugë autoritarizmit
![](http://qendrapress.com/wp-content/uploads/2024/02/2v8mRxRR_400x400.jpg)
Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu Kodra, ka kritikuar qeverinë e Kosovës pas votimi të projektligjit për Komisionin e Pavarur të Medieve, në Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, raporton Ekonomia Online. Ajo tha se qeveria tash e tri vite ka pasur një qasje armiqësore ndaj mediave dhe se ka tentuar të shantazhoj e kontrolloj gjithçka.
Ajo tha se vetëm zgjedhjet e reja dhe sa më të shpejta mund ta ndalin këtë qeveri.
“Përkundër përpjekës së partive opozitare që ta ndalon votimin e këtij projektligj, për herë të parë ndryshoj edhe redikalisht mënyrën e funksionit të mediave në Kosovë. Janë në kundërshtim me standardet e Këshillit të Evropës dhe OSBE-së. Propozimi i Qeverisë, përfaqëson një sulm të drejtpërdrejtë ndaj fjalës së lirë, medias dhe kundër demokracisë. Kontrolli shtetëror i mediave minon edhe aspiratën e Kosovës për anëtarësim në BE. PDK i bënë thirrje qeveris që ta shqyrtoj këtë”, tha ajo.