Demonstrimi i sotëm ka qenë tërësisht i panevojshëm dhe ishte një spektakël që nuk I duhet vetë demokracisë.

0

         Shaqir Totaj Nënkryetar I PDK-së dhe kryetar I degës në Prizren lidhur me  vlerësimin  e  arrestimeve  të  pjesëtarëve të OVL-së pohon:-“ Besojë  asnjë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk ka luftuar për emrin e tij, por vetëm në emër të idesë së lirisë. Sot, ata po privohen nga liria në mënyrë të  padrejtë. Demonstrimi i sotëm ka qenë tërësisht i panevojshëm dhe  ishte një spektakël që  nuk I duhet  vetë demokracisë. E aq  më tepër kur është në  pyetje  brishtësia e  kësaj demokracie  që tashmë  është në  Kovsovë.Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë, e pastër dhe luftë mbrojtëse.E  për këtë  është  vetë  dëshmia e  intervenimt ë   forcës  paqëruajtese  NATO-së Nuk ka nevojë për demonstrim të forcës. Nuk ka nevojë të provokohet nga askush dhe për asnjë qëllim kjo traditë e bashkëpunimit, e cila duhet të mbetet gjithnjë e tillë. Kosova ka qenë dhe mbetet shembull i bashkëpunimit me drejtësinë ndërkombëtare, dhe ky është një fakt i njohur botërisht. Qeveria dhe institucionet përgjegjëse duhet ta njoftojnë opinionin publik për këto zhvillime shqetësuese.  Pasiguria e krijuar te qytetarët nga skenat e sotme është evidente. Por, në këtë kohë të sfidave të mëdha, qetësia është e domosdoshme për vendin tonë, Kosovën.E kësaj   pos  nesh  duhet ta ndihmojnë edhe  faktori ndërkombëtar”/qendrapress.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *