Dënimi i kriminelit Mlladiç duhet të jetë viza morale botës demokratike- Shkruan;Kastriot Fregni
Kur dënimi meritor i jepet “Kasapit ë Ballkanit”, Ratko Mladiq në Tribunalin e Hagës me burg të përjetshëm. ‘’Gjykatësit konstatuan se ish-komandanti i forcave serbe është përgjegjës për veprat më të rënda gjatë luftës në Bosnje-Hercegovinë. Ratko Mladiq, është fajtor për gjenocid në Srebrenicë dhe për krime të tjera që janë bërë në Bosnje-Hercegovinë. Trupi gjykues në Tribunalin e Hagës, në procesin e fundit që po zhvillohet atje, ishte i bindur me argumentet e prokurorisë dhe vendosi që ish-komandandi i forcave serbe në Bosnje – Hercegovinë të mbetet në burg të përjetshëm. Udhëheqësi i trupit gjykues, Alfons Ori, kontatoi se në Srebrenicë është kryer gjenocid kundër boshnjakëve të atjeshëm. Qëllimi i të akuzuarit ishte ndarja e burrave nga femrat dhe ekzekutimi i tyre, deportimi i popullatës tjetër dhe spastrimi nga myslimanët. Mladiqi ka dhënë urdhëra konkrete në lidhje me krimet dhe gjenocidin në Srebrenicë.’’shkruan mediat.
Mirëpo, tani mbi botën demokratike është edhe pyetja tjetër pse serbët dhe ata që vranë kaq shumë shqiptarë nuk marrin dënimin meritor, ende jemi dëshmitar se në Serbi shëtisin ata vrasës që në Kosovë vranë fëmijë, nëna plaka , vranë pleq të gjithë civil, e kemi rastin eklatantë në Prizren në lagjen ‘’Tusuz’’ kur edhe invalidët në karrocë të pa lëvizshëm u vranë e pastaj u dogj në zjarrin e shtëpive që iu vu zjarri nga serbët që edhe dihen me emra mbiemra, Kjo po tregonte tani bota duhet ti kthej sytë ka Kosova e të shoh se kjo tokë e meriton kujdesin ndërkombëtar e mos të ketë pazare për territorin Kosovës se vërtetë është gjë e tmerrshme, Jemi dëshmitar se çdo ditë tani vdesin veteranët e luftës e jo bëhet se ata kanë strese e mbi të gjithë shumica syresh e kanë edhe stresin mbijetesës, Prandaj edhe në këtë drejtim bota duhet të mendojë e mos të ngarkojë edhe më shumë situatën duke i mbajtur pa asnjë dëshmi çlirimtarët e Kosovë dhe ata që i mbrojnë të pa mbrojtur nga ajo ushtri e paramilitar vrastar serbë. Bota e ka radhën të mendojë e të veprojë sepse drejtësia i përket shqiptarëve e krimet botërisht dihet i bënë serbët. Prandaj, është rasti dhe treni i fundit që mes shqiptarëve dhe serbëve duhet të vihet një vijë ndarëse si kombe , sepse jemi duke pa realitetin e vrastarëve serbë që bënë mbi populli e pafajshëm shqiptar /qendrapress,com/