Dënimi jomeritor i Shalës nga Gjykata Speciale shkelje e standardeve të drejtësisë ndërkombëtare-Shkruan: Gent GJINI, avokat
Dënimi jomeritor i Shalës nga Gjykata Speciale shkelje e standardeve të drejtësisë ndërkombëtare Se që kjo Gjykate Speciale, qe nga fillimi i themelimit te saj, do të sjell vetëm padrejtësi për faktorin shqiptarë, ka qen ajo se gjykimi për krimet e luftës që ka ndodhur në Kosovë do të bëhet ndaj palës shqiptare të cilët kanë mbrojtur atdheun e tyre, e jo për kriminelët serb ushtarak, dhe polic, të cilët kanë bërë krime makabre ndaj popullatës civile shqiptare, duke punuar si aparat shtetërore i organizuar dhe strukturuar mirë, për spastrimin etnik të popullatës shumicë shqiptare. Pra prandaj edhe kjo Gjykatë Speciale, faktorin dhe palën shqiptare, si organizim ushtarak i pranuar edhe ndërkombëtarisht si ushtri e rregullt, për mobililizimin për mbrojtjen e atdheut, dhe të popullatës shumicë shqiptare, po i dënon te njëtit në mënyrë subjektive, pa u bazuar në prova dhe faktet e argumentimit, dhe me dënime kapitale, me burgosje faktorin shqiptarë, para vëmendjes të ndërkombëtareve me këtë po e paraqet padrejtësisht si palë kriminale, për detyrën e tyre fisnik që kanë mbrojtur atdheun e tyre nga regjimi serb Unë në cilësi të avokatit, pra nga këndvështrimi im profesional, dënimin me burg prej 18 viteve për Pjeter Shalën, për pretendimet e krimeve te luftës ndaj popullatës cilivile, ketë dënim e vlerësoj si skandaloze, dhe është dënim shumë i ashpër dhe kapital, që iu është shqiptuar atij, për të pasur një gjykim të drejt dhe objektiv, dhe është denim që shkel edhe praktikën gjyqësore ndërkombëtare të Tribunalit të Hagës për krimet e luftës të bëra në Ish-Jugosllavi Pra përse dënimi si kjo, nga Gjykata Speciale kë më shume karakter të dënimit politik, e jo dënim mbi bazën faktike të provave, është ajo se Gjykata Speciale themelimin e saj, dhe funksionalizimin e punës se saj, e ka të bazuar vetëm në një raport të paverifikuar ne filtrat juridik, e kjo është raporti Dik Martit, e pikërisht është ky raport i eurodeputetit, që duke mos e ditur origjinën e provave dhe fakteve, dhe vlefshmërinë e tyre, se si dhe në çfarë mënyrash këto janë mbledhur, andaj mjafton per neve që këtu fare lehtë e kemi për te kuptuar se këto prova janë absolutisht si prova vetëm të fabrikuara, prova selektive, te montuara dhe prova juridikisht të paqëndrueshme dhe te paprovuara Pra përse per faktorin shqiptarë kjo gjykate sjell vetëm drejtësi selektive, është ajo se përderisa Ish Tribunali i Hagës per krimet e luftës ne territorin e Ish-Jugosllavisë, ka gjykuar gjithë akterët dhe palët si serb, shqiptarë, kroat, perse ky krim i Pjeter Shales, në atë kohë nuk është shfaqur, pra nuk është zbuluar krimi ndaj popullatës civile, e që më pas edhe ky krim te gjykohet dhe te dënohet, ngjashëm si krimet të tjera që janë trajtuar dhe gjykuar nga Gjykata e Hagës. Prandaj është pikërisht kjo, që lë shumë dyshime që në rastin e Pjeter Shalës, Gjykata Speciale ka tejkaluar mandatin e saj, për të sjellë drejtësi për faktorin shqiptarë, dhe me këtë ajo e ka konfirmuar se kjo gjykatë, gjykimin e saj e bazon ne procese jo të drejta, duke shqiptuar dënime politike, pa pasur prova për faktorin shqiptare, që kanë mbrojtur atdheun e tyre në formacionin ushtarak si UCK e njohur ndërkombëtarisht edhe nga vet Departamenti i Shtetit I shtetit Amerikan/www.QendraPress.com/