Denjësisht shënohet dita e parë e Epopesë së UÇK-së së Vërrinit
Nga sot, për tri ditë radhazi shënohet Epopeja e UÇK-së në Vërri Njëra nga epopetë e lavdishme të UÇK-së është ajo në Vërri, kështu me rastin e përvjetorit të 24 të kësaj epopeje, sot filloi me 1 shtator deri me 3 shtator , ku të ketë një varg përkujtimesh . 24 Vjetori i e Epopesë së Vrrinit e cila ndodhi në datat 1 , 2 ,3 ,4 të Shtatorit të vitit 1998 , në kujtim të saj sot filloi me homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë e ku ishin kryetari i i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, nënkryetari Kujtim Gashi kryesuesja Antigona Berisha Krasniqi përfaqësues e anëtarë të OVL e UÇK në Prizren dhe shoqata të dala nga lufta dhe shumë qytetarë. Me këtë rast ne emër të shoqatat të dala nga lufta ka folur Selim Krasniqi/ Baca/ kryetar i OVL- së në Prizren i cili ka evokuar kujtime të tija edhe si pjesëmarrës.
Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj me këtë rast tha se fal gjakut të këtyre sot jemi këtu dhe kjo është data sublime e lirisë dhe vazhdoi .Kryesuesja e kuvendit Antigona Berisha Krasniqi me këtë rast edhe njëherë rikujtoi se kjo datë ka simbolikën e vete lirisë.
Derisa në emër të dëshmorëve dhe heronjve ka folur e bija e Heroit të kombit Xhevat Berisha, e bija e cila ka kujtuar heroim se si një ditë para rënies ishin bashkë.
Pas kësj buqeta lulesh u vendo pranë shtatores së Heroit Selajdin Berisha.tek shtatoja e Heroit Xhevat Berisha.Në orën 12:00 homazhe pranë lapidarit në Fshatin Kushnin.Në orën 12:30 homazhe në varrezat e Dëshmorëve ne fshatin Lez si dhe pranë lapidarit në fshatin Lez./Rtv ‘’Besa’’
————————–