Dënohet me burg ish-ministri i Brendshëm në Shqipëri, Saimir Tahiri

0

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të premten ka dhënë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahirin. Gjykata lë në fuqi vendimin e shkallës parë, me ndryshimin që Tahiri do të vuajë në burg dënimin me 5 vjet heqje lirie. Për shkak të uljes së dënimit, Tahiri do të kalojë në burg tre vjet e katër muaj. Ish-ministri në bazë të procedurës, vuajtjen e dënimit duhet ta nisë menjëherë në një burg të sigurisë së zakonshme, i cili do të jetë burgu “313” në Tiranë.Në njoftimin zyrtar të GJKKO për njohjen e vendimit thuhet se “vuajtja e dënimit me burgim për të pandehurin Saimir Tahiri fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme”.Sipas gjykatës, Tahiri me veprimet dhe mos veprimet e tij ka ndikuar në përhapjen e fenomenit të kultivimit të kanabisit. Ai akuzohej për veprën penale “Shpërdorim të detyrës”.Tahiri ishte i pranishëm në sallë gjatë gjykimit. Gjyqtari tha se Tahiri ka përfituar favore nga grupi i Habilaj, dhurata, udhëtime me jahte, siç ka këmbëngulur SPAK, e cila kishte kërkuar 12 vite burg për trafik droge dhe grup kriminal, por sipas gjykatës vetëm akuza e shpërdorimit të detyrës qëndron.Saimir Tahiri ndërkohë nuk dha asnjë koment. Ai qëndroi në gjykatë në prani të avokatit të tij, kurse në hollin e gjykatës e pret policia për t’i komunikuar arrestimin e për t’i vënë prangat.Ky është fundi i një çështje që u zvarrit prej pesë vjetësh në shumë shkalla juridike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *