Departamenti Amerikan i Shtetit do ta inkurajojë Kosovën dhe Serbinë që ta vazhdojnë moratoriumin në çështjet e njohjes

0

                           Departamenti i Amerikan i Shtetit do të vazhdojë t’i inkurajojë Prishtinën dhe Beogradin për ta vazhduar moratoriumin në çështjet e njohjes, gjë që e vështirëson përparimin në fushat teknike.Kështu ka thënë për Zërin e Amerikës, një zëdhënës i këtij departamenti në rastin e njëvjetorit të nënshkrimit të marrëveshjes së Washingtonit.Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit ka dashtë të mbetet i panjohur në një përgjigje për Zërin e Amerikës ka deklaruar se SHBA-ja do të vazhdojë të bashkëpunojnë me Serbinë dhe Kosovën në përmbushjen e detyrimeve të saj, duke mbështetur, siç tha ai, qëllimin e normalizimit të marrëdhënieve të tyre.“Ne shpresojmë që partnerët tanë do të respektojnë detyrimet që ata i pranuan vitin e kaluar në Washington në mirëbesim. Elementë të shumtë të marrëveshjes mbështesin prioritetet e vizionit tonë më të gjerë të rajonit – diversifikimi i energjisë, lidhja rajonale, aplikimi i një moratoriumi për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare dhe fushata për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, si dhe gjetjen dhe identifikimin e personave të zhdukur”, ka thënë zëdhënësi, shkruan Zëri i Amerikës.Më 4 shtator të vitit të kaluar, Kosova dhe Serbia në praninë e SHBA-së firmosën marrëveshjen e cila përmban shumë pika, në mesin e tyre ishte edhe moratoriumi njëvjeçar për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Kjo pikë do të përfundojë nesër pasi kishte afat një vjeçar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *