Departamenti amerikan i Shtetit: Paqëndrueshmëria politike, korrupsioni dhe informaliteti, pengesë për tërheqjen e investimeve në Kosovë

0

Kosova ka potencial për të tërhequr investime të huaja direkte, por kjo është kufizuar nga dështimi për të adresuar disa çështje serioze strukturore, siç është paqëndrueshmëria politike, ndërhyrja në ekonomi, korrupsioni dhe informaliteti.Kështu thuhet në raportin e fundit të Departamentit amerikan të Shtetit për Kosovën, lidhur me klimën e investimeve gjatë vitit 2021, shkruan Telegrafi.“Kosova ka potencial për të tërhequr Investime të Huaja Direkte (IHD), por ky potencial është i kufizuar nga dështimi për të adresuar disa çështje serioze strukturore, përfshirë integrimin e kufizuar ekonomik rajonal e botëror, paqëndrueshmëria politike dhe ndërhyrja në ekonomi, korrupsioni, furnizimi jo i qëndrueshëm i energjisë, informaliteti, vështirësia në krijimin e të drejtave pronësore dhe sundimi i paqartë i ligjit, duke përfshirë një mungesë të dukshme të zbatimit të kontratave”, thotë Departamenti amerikan i Shtetit.Sipas raportit, pandemia COVID-19 nuk ka sjellë ndryshime të përhershme në politikat e investimeve të Kosovës.“Pandemia COVID-19 nuk ka sjellë ndryshime të përhershme në politikat e investimeve të Kosovës. Qeveria miratoi disa masa lehtësuese të cilat janë të gjitha të përkohshme dhe të përqendruara në ruajtjen e niveleve të punësimit dhe ndihmën e bizneseve për të ruajtur likuiditetin. Si e tillë, masat e lehtësimit në Kosovë nuk ndikuan në mënyrë të konsiderueshme në politikën e saj më të gjerë të investimeve”, thuhet në raport.DASH thotë se fluksi neto i IHD-ve në Kosovë u vlerësua në 323 milionë euro, një rritje e konsiderueshme mbi shumën e vitit 2019 që ishte 255 milionë euro. “Në vitin 2020, fluksi neto i IHD-ve në Kosovë u vlerësua në 382 milionë dollarë [323 milionë euro], një rritje e konsiderueshme mbi shumën e vitit 2019 që ishte 302 milionë dollarë [255 milionë euro]. Stoku i investimeve të portofolit në vitin 2019 arriti në 2.05 miliardë dollarë [1.75 miliard euro], ndërsa letrat me vlerë të kapitalit ishin 1.67 miliardë dollarë [1.40 miliard euro] dhe letrat me vlerë të borxhit me 385 milionë dollarë [326 milionë euro]. Pasuritë e paluajtshme dhe aktivitetet e qiradhënies janë përfituesit më të mëdhenj të IHD-ve, të ndjekura nga shërbimet financiare dhe energjia. Ushqimi, IT, infrastruktura dhe sektorët e energjisë shënuan rritje dhe ka të ngjarë të tërheqin investime të reja”, njofton DASH, përcjell Telegrafi.“Përkundër sfidave, Kosova ka tërhequr një numër të investitorëve të rëndësishëm duke përfshirë disa firma ndërkombëtare dhe franshiza nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërprerjet botërore të furnizimit të sjella nga pandemia COVID-19 kanë ngjallur interes më të madh nga disa biznese për të përdorur Kosovën si një bazë për prodhim për tregun e BE-së”, vijon njoftimi i DASH-it.Në raportin e fundit, sektori i përpunimit të drurit ka luajtur rol kyç në ekonominë e vendit.“Një sektor kyç i ekonomisë që ka mbajtur një rritje të fortë është ai i përpunimit të drurit. Kompanitë që prodhojnë kuzhina, banja, dyer dhe mobile janë rritur që nga viti 2017. Sektori po rritet dhe po merr mbështetje në shërbimet e zhvillimit të biznesit dhe qasjen në financa”, tregon raporti.Po ashtu, DASH thotë se pavarësisht se sektori i drejtësisë mbetet i dobët në zbatimin e ligjit, këto të fundit janë në përputhje me standardet ndërkombëtare.“Ligjet dhe rregulloret e Kosovës janë në përputhje me standardet ndërkombëtare për mbështetjen dhe mbrojtjen e investimeve, megjithëse zbatimi i sektorit të drejtësisë mbetet i dobët. Me ndihmën e USAID-it, Qeveria e Kosovës vazhdoi një seri reformash në mjedisin e biznesit, të cilat kontribuuan në përmirësimin e renditjes së vendit në raportin ‘Doing Business’ të Bankës Botërore. Në vitin 2020, në këtë raport Kosova u rendit në vendin e 57 nga 190 ekonomitë e anketuara”, thotë DASH, përcjell Telegrafi.Raporti thotë se interesat ekonomike të elitave të Kosovës po priren të rezultojnë me korrupsion.“Mjedisi politik është karakterizuar nga cikle të shkurtra zgjedhore dhe periudha të zgjatura të qeverive të përkohshme. Megjithatë, ka pasur pak ndryshime thelbësore në legjislacion dhe rregullore në lidhje me investimet e huaja dhe mjedisin e përgjithshëm të biznesit. Deri më sot, Ambasada amerikane nuk është në dijeni të ndonjë dëmtimi të projekteve tregtare. Në vitet e fundit, interesat politike dhe ekonomike të elitave të Kosovës po konvergojnë gjithnjë e më shumë, të cilat priren të rezultojnë në korrupsion. Sidoqoftë, qeveria e re, e cila mori detyrën më 22 mars, prezantoi në një platformë të fortë anti-korrupsion dhe ka një mandat të madh elektoral për të bërë ndryshime pozitive”, vijon raporti.Për sa i përket rritjes ekonomike, Departamenti amerikan i Shtetit thotë se ekonomia e Kosovës pritet të rritet ndërmjet 3.5 për qind dhe 4.5 për qind.“Tashmë një nga vendet më të varfra të Evropës, Kosova u godit rëndë nga pandemia COVID-19. Parashikimet fillimisht parashikuan që ekonomia e Kosovës do të tkurret me 7.2 për qind. Sidoqoftë, falë masave të shpejta të Qeverisë së Kosovës – veçanërisht vendimi për të lejuar qytetarët e Kosovës të tërheqin 10 përqindëshin e kursimeve të tyre të pensionit – dhe ndihmën nga donatorët ndërkombëtarë, vlerësimet e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar parashikojnë një tkurrje të ekonomisë prej vetëm 6 për qind. Shumë institucione financiare ndërkombëtare ishin të kujdesshme në parashikimin e rritjes ekonomike për vitin 2021, duke pasur parasysh rrethanat që ndryshuan shpejtë gjatë pandemisë, por shumica e tyre presin që Prodhimi i Brendshëm Bruto i Kosovës gjatë vitit 2021 do të rritet ndërmjet 3.5 për qind dhe 4.5 për qind”, përfundon DASH.Në fund, niveli i papunësisë në Kosovë mbetet si një shqetësimet më të mëdha, ku për herë të parë punëkërkueset gra janë dukshëm më të larta se niveli zyrtar. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *