Depresioni e shtynë t’i prej venat, 26 vjeçari nga Prizreni tenton t’i jap fund jetës

          Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në një familje në Prizren, ku djali 26-vjeçar, ka tentuar t’i jap fund jetës së tij, raporton Gazeta Sinjali.Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes, kur i riu tentoi t’i prej venat me një mjet të mprehtë, si pasojë e gjendjes së rëndë emocionale. Burimet brenda Emergjencës në Prizren bënë të ditur për Sinjalin se viktima u dërgua në këtë qendër nga familjarët e tij dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë.Pasi Policia është njoftuar nga Spitali Rajonal lidhur me rastin, ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka marrë deklaratën e babait të 26-vjeçarit. Dyshimet e para janë se i riu tentoi të bëjë vetëvrasje për shkak të depresionit, por që nuk dihet pse ka ardhur deri në këtë gjendje.Me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarje dhe është iniciuar rasti si ‘Vetëvrasje në tentativë’.