Deputetët mbajnë një minutë heshtje për Sabajdin Cenën dhe Cenë Aliçkajn
Me kërkesë të deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj, deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën e sotme kanë mbajtur një minutë heshtje për profesorin e veteranin e UÇK-së, Sabajdin Cena dhe për ish-komandantin Cenë Aliçkaj, të cilët kanë ndërruar jetë ditëve të fundit. Kjo kërkesë e Kadrijajt vjen në mesin e kritikave nga qeverisë dhe presidencës, sipas saj, këto institucione nuk kanë shprehur ngushëllime për të ndjerët.“Këto ditë kemi pasur një numër të madh të veteranëve të luftës që kanë vdekur, kemi pasur të vdekur edhe eprorë të lartë të UÇK-së. Ne nuk kemi pasur asnjë reagim nga kryeministri, as nga presidentja, nuk kemi pasur asnjë reagim nga Qeveria e Kosovës”, ka thënë Kadrijaj.