Deputetët nuk e votuan Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, reagon zëvendëskryeministri Selmanaj

0

Pavarësisht që morën pjesë në seancë, deputetët e Kosovës nuk e votuan Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike nga pandemia COVID-19.

Për këtë ka reaguar zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, duke thënë se mosvotimi i këtij Projektligji është për keqardhje.

“Deputetët e Kuvendit të Kosovës për të dytën herë nuk e votuan Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, i cili do u mundësonte qytetarëve qasje në 200 milionë euro nga kursimet e tyre. Madje deputetët opozitar nga frika që ky Projektligj do mund të kaloj nga deputetët nga radhët e pushtetit, ata për ta bllokuar aprovimin e tij, vendosin që të mos marrin pjesë fare në votim”, ka shkruar ai në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *