Deputetët sërish “provojnë” ta miratojnë Rezolutën për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sërish do të mblidhen sot, ndërkaq në rend dite në vazhdim të seancës do të jetë edhe Miratimi i Deklaratës në mbështetje të Rezolutës së Parlamentit Evropian si dhe miratimi i Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës.
Vazhdimi i seancës është paraparë nga ora 10:00.
Rendi i ditës
Seanca e veçantë, e paraparë më 27 tetor dhe e shtyrë më 2 nëntor 2023:
Miratimi i Deklaratës në mbështetje të Rezolutës së Parlamentit Evropian e datës 19 tetor 2023 mbi zhvillimet e fundit në dialogun Serbi-Kosovë, përfshirë situatën në komunat veriore të Kosovës (2023/2880(RSP).
Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 19 tetor dhe 2 nëntor 2023:
Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit për Ankesa të Mediave.
Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 3 nëntor 2023:
Votimi i Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës,
Votimi i Projekt-Rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-208 për Parqet Industriale dhe Teknologjike,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-237 për kadastër të pronës së paluajtshme,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-258 për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë,
Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Raportin Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës, për vitin 2022,
Zgjedhja e 2 (dy) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,
Zgjedhja e 1 (një) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb,
Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje,
Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.