DEPUTETI AAK-SË PUBLIKON DOKUMENTE TJERA TË KRIMEVE SERBE NË KOSOVË
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, ka vazhduar të publikojë dokumente mbi gjenocidin e Serbisë mbi shqiptarët e Kosovës.
Kësaj radhe Syla, ka publikuar një dokument në të cilin dëshmohet një krim në Zhegër të Gjilanit ‘ku janë vrarë gjashtë persona të paarmatosur.
“Ukshin Ukshini me bashkëshorten Xhevahiren, Qazim Haziri me bashkëshorten Qamilen, Milazim Idrizi dhe Shyqeri Tahiri, u vranë nga ushtarët e ardhur nga pjesë të ndryshme të Serbisë, në funksion të gjenocidit që po ndodhte kundër shqiptarëve në Kosovë”, ka shkruar Syla