Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, konsideron se veprimet e Qeverisë Kurti janë të përafërta me regjimet e kaluara

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, konsideron se veprimet e Qeverisë Kurti janë të përafërta me regjimet e kaluara, teksa kërkon veprime për shkarkimin e kryeministrit. Teksa ka folur për veprimet në veri të vendit dhe përplasjet me bashkësinë ndërkombëtare, Berisha e quan jetësim i ofertës së kryekriminelit të Ballkanit, Slobodan Millosheviq.   Berisha thotë se kjo Qeveri koordinohet me personin që është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Milan Radojiçiq.  Deputeti i PDK-së ngreh dyshime se kryeministri Kurti ka shkaktuar trazira vetëm për t’i ikë vëmendjes nga formimi i Asociacionit. Teksa ka folur për mënyrën se si do ta implementojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Berisha merr si shembull republikat në ish-federatën ruse.  Prandaj me gjithë këto kriza që po i shkakton në Kosovë, po i bën që me tërheq vëmendjen nga dëmi më i madh që po i integritetit dhe sovranitetit të shtetit dhe për ta arsyetuar implementimin e kësaj në një stil të njëjtë siç bënte Millosheviqi”, u shpreh tutje Berisha.