Deputeti i PDK-së: Është gjynah me u rihapë çështja e verifikimit të listave të veteranëve

                           Deputeti i PDK’së, Ferat Shala ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, i cili foli së fundi për mundësinë e verifikimit të listave të veteranëve. Kohë më parë, i pari i ekzekutivit kishte deklaruar se s’mund të kenë qenë më shumë se 20 mijë luftëtarë të UÇK’së.Rihapja e kësaj teme, sipas Shalës, do të duhej bërë mbi disa parime, pavarësisht se sipas tij, s’janë rrethanat për një gjë të tillë.Shala e cilësoi si “gjynah” rihapjen e çështjes së verifikimit të listave të veteranëve.“Sot në këto rrethana çfarë jemi si shoqëri, sot në këto rrethana që jemi si ekonomi e vendit, si politikë e vendit, si zhvillim shoqëror, si diplomaci që kemi si Kosovë, me rrethanat globale është gjynah në kuptimin fetar, është gjynah me u hap ajo temë”, tha Shala në T7.Ai shtoi se Kurti po e tenton hapjen e kësaj çështje, për shkak se ndodhet në krizë.