Deputeti i PDK-së kërkon hetim nga CIA dhe Kongresi Amerikan: Ka sinkronizim Kurti-Vuçiq-BE të dështojë dialogu
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka folur në lidhje me dështimin e procesit të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel.Berisha tha se ka dyshime personale se ka një sinkronizim mes kryeministrit Kurti, presidentit Vuçiq dhe ndërmjetësuesve të BE-së për të bërë që procesi të dështojë.Ai kërkoi nga CIA dhe Kongresi Amerikan të nisë një hetim mbi bisedimet e zhvilluara dhe të shqyrtohen të gjitha njoftimet dhe dokumentet e dialogut.Në një prononcim për Ewronews.al, Berisha nënvizoi se si pasojë e dialogut në Bruksel Kosova në vend të njohjes ka detyrim të krijojë Asociacionin.“Kjo krizë e stisur tani dhe sulmet ndaj partnerëve ndërkombëtarë për mednimin tim më bën të dyshoj dhe unë në Kuvendin e Kosovës kam kërkuar që të bëhet hetim nga Kongresi dhe inteligjenca amerikane për të gjithë procesin e dialogut. Duhet të bëhet kontroll i gjithë atij dokumentacioni dhe letërkëmbimeve pasi kam dyshime për një sinkronizim ndërmjet Kurtit, Vuçiq dhe ndërmjetësve të BE-së për ta sjellë situatën këtu ku e kanë sjellë”.“Unë që nga fillimi në gjykim të pavarur kam pretenduar dhe pretendoj se diplomacia evropiane ka dështuar në çështjen e Kosovës. Diplomacia evropian dhe ndërmjetësit kanë dështuar në dialog. Të gjithë kanë kontribuar në krijimin e kësaj situate”, tha Berisha