Deputeti i Vetëvendosjes e quan Isa Mustafën komunist të papërmirësueshëm
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka reaguar ndaj pas deklarimeve të kreut të LDK-së mbi raportin e Parlamentit Evropian për rrëzimin e Qeverisë Kurti në mars të këtij viti.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Isa Mustafa është një komunist i papërmirësueshëm, sipas të cilit ‘SHBA nuk duhet në mënyrë sovjetike’, shkruan Reporpteri.net.
Postimi i plotë:
Po ta lexosh mirë reagimin e fundit të Isa Mustafës për Raportin e Këshillit të Evropës, lehtësisht vëren një lloj narrative të njohur.
Thotë se raporti është i motivuar nga blloku kundërshtar ideologjik, dhe për këtë gjë do ta njoftojë internacionalen e bllokut ideologjik që i takon.
Thotë se arsyeja e rrëzimit të Qeverisë ishte dëmtimi i raportit me aleatin e fuqishëm të orientimit që i takon.
Akuzon palët që hartuan raportin për përpjekje për ta devijuar orientimin strategjik të Kosovës,
Ju lutem! Tregoni dikush këtij KOMUNISTI të papërmirësueshëm se gjuha e Kumrovcit është e tejkaluar, Lufta e Ftohtë ka përfunduar, dhe Amerika nuk duhet në mënyrë sovjetike!
Ndryshe, një studim i Komitetit për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian, i publikuar këtë muaj lidhur me rolin dhe ndikimin e lajmeve të rreme në Ballkanin Perëndimor 2018-2020, zbulon modelet dezinformuese dhe antidezinformuese mediale në raport me opinionin publik, të cilat kanë ndikuar në masë të madhe në ndryshimin e kursit dhe opinionit publik, madje edhe me rrëzime qeverish.
Studimi mbi dezinformimin në Ballkanin Perëndimor thotë se dezinformimi është pjesë endemike dhe e kudondodhur e politikës në të gjithë rajonin, pa përjashtim.
E ndaj këtij raporti ka reaguar Isa Mustafa, i cili ka thënë se ‘materiali manipulues i porositur si “Studim” për hartimin e lajmeve të rrejshme nga Komiteti për Politikë të Jashtme i PE-së sa i përket Kosovës, del të jetë një pamflet me plot paragjykime e gënjeshtra dhe kompleks i inferioritetit të tyre kundrejt SHBA-së’.
“Ajo që i mungon këtij pamfleti është që t’iu prezantohet parlamentarëve evropian rrena se LDK dhe kryetari i saj Isa Mustafa janë eksponentë të dhunës ndërkaq LVV, parti paqësore e demokratike me orientime evropiane dhe euroatlantike. Gënjeshtrat kombëtare dhe ndërkombëtare nuk kanë fund. Nuk marrin fund as përpjekjet denigruese dhe poshtëruese të Vetëvendosjes dhe shokëve të tyre me përvoja të gjata dhe dashuri ruse. Të gjitha këto të financuara me para të taksapaguesve evropianë.