Deputeti Kujtim Gashi propozoi 22 projekte për projektbuxhetin e vitit 2021

0

Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi ka propozuar 22 projekte për projektbuxhetin e vitit 2021.

“Shpresoj që deputetët, do t’i japin mbështetje projekteve të propozuara nga ana ime në Kuvendin e Republikës së Kosovës, marrë për bazë që amandamentet e propozuara kanë për qëllimi avancimin e infrastrukturës në komunat e vendit”, shkruan Gashi.

Postimi i plotë

Të dashur qytetarë,
Me qëllim të plotësimit me projekte të reja të Projektigjit mbi ndarjet buxhetore për vitin 2021, sot propozova njëzet e dy (22) amandamente në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Amandamentet e propozuara janë:
1. Ndërtimi i impiantit të ujërave të zeza në Nashec-Tupec të Prizrenit’
2. Infrastruktura në Dragash:
-Asfalltimi i rrugës Restelicë-Strazimir
-Asfalltimi i rrugës Pllajnik-Xërxe
-Asfaltimi i rrugës Kapre-Rrence
3. Infrastruktura në Prizren:
-Rregullimi i rrugës ‘Barut-hane’
-Rregullimi i rrugës ‘Qafa e Lezit-shtëpia malore Struzhe’
-Rregullimi i rrugës Shëpia malorëve-Guri i Zi’
4. Qendra Historike e Prizrenit (rritja e fondit)
5. Themelimi i Fondit Rinor
6. Muzeu i Gjenocidit-Prishtinë
7. Rregullimi i shtratit të lumit Lepenc dhe Nerodime në Kaqanik
8. Vazhdimi i renovimit të Stadiumit ‘Përparim Thaqi’
9. Vazhdimi i ndërtimit të Stadiumit në Zhur
10. Vazhdimi i renovimit të Stadiumit të Drenasit
11. Vazhdimi i projektit për rehabilitimin e rrugës Zhur-Dragash
12. Ndërtimi i aneksit të gjimnazit “Skënderbeu” në Kaqanik
13. Ndërtimi i ShFMU “Emin Duraku” në Kaqanik
14. Ndërtimi i Qendrës Rinore në Prizren
15. Ndërtimi i infrastrukturës në Kaqanik:
-Ndërtimi i rrugëve në zonën urbane të qytetit
-Rregullimi dhe asfalltimi i rrugës që lidhë vendbanimet: Gërlicë-Kaçanik i vjetër-Stagovë-Runjevë
-Ndërtimi dhe asfalltimi i rrugës alternative në fshatin Biqe
-Zgjerimi i rrugës, ndërtimi i trotuarit dhe ndriçimit publik në rrugën ‘Ramadan Xhokli’-Koxhaj
-Rehabilitimi i segmentit rrugor ‘Komandant Bardhi’-K i Vjetër-Begracë
-Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës ‘Ismajl Raka’
-Asfaltimi i rrugës ‘Hamëz Jashari’ dhe ‘Martirët e Lirisë’
-Asfaltimi i rrugës Kotlinë-Ivajë:
-Ndërtimi i rrugës Viti-Kërbiliq-Kaqanik
16. Ndërtimi i objektit të Shërbimit të Zjarrfiksave dhe Shpëtimit në Kaqanik
17. Rregullimi i stadiumit ‘Blerim Thaqi’ në Xërxe të Rahovecit
18. Infrastruktura sportive në Malishevë:
Salla e sporteve në Drenoc-Malishevë
Salla e sporteve në Lubizhdë-Malishevë
19. Rregullimi i Lumit Toplluha në Mamushë-Medvec-Zojz-Piranë
20. Ngritja e shtatorës së Dëshmorit të Kombit Agim Rrahim Ramadani, në Mitrovicë
21. Restaurimi: Kulla e Ramë Bllaces-Bllacë-Suharekë
22. Rregullimi i infrastrukturës në Devedak-Shtime

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *