Deputeti Kujtim Gashi -Urime Kabash, na priftë e mbara

0

    Deputeti Kujtim Gashi si përherë në shërbim të  qytetarëve të komunës dhe  gjithë Kosovës, ja se çka shkruan sot pas hartimit të ligjit për Kabashin ;’’Jam shumë i lumtur që pas një pune intensive me bashkëpunëtorë dhe Bashkësinë Lokale të Fshatit Korishë, përfunduam hartimin e Ligjit për Kabashin e Vendit, të cilin, në cilësinë e deputetit edhe zyrtarisht ia propozova për shqyrtim Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Qëllimi i këtij ligji është përkujdes ndaj resurseve natyrore, të trashëgimisë kulturore, si dhe promovimi i këtij lokaliteti për zhvillimin e turizmit malor, si dhe përkujdesi ndaj vlerave kulturore të Kabashit si një lokalitet me traditë të lashtë në ruajtjen dhe zhvillimin e traditave dhe zakoneve shqiptare.

Me këtë ligj përcaktohet e drejta e fshatit Kabash në ushtrimin e autoritetit të tij për përkujdesin ndaj resurseve natyrore, të trashëgimisë kulturore, si dhe promovimi i këtij lokaliteti për zhvillimin e turizmit malor, si dhe investimeve të shtetit në këtë zonë me traditë dhe resurse të veçanta

Urime Kabash, na priftë e mbara! KG

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *