Deputeti nga Prizreni Kujtim Gashi prpozon njëmbëdhjetë amandamente

0

Deputeti i PDK-sw,  Kujtim Gashi në Komisionin për Buxhet dhe Transfere, ka propozuar njëmbëdhjetë amandamente për plotësim-ndryshimin e Ligjit Nr. 07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.

Njoftimi i plotë

Të dashur qytetarë,

Në Komisionin për Buxhet dhe Transfere, kam propozuar njëmbëdhjetë amandamente për plotësim-ndryshimin e Ligjit Nr. 07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.

Amandamentet e propozuara janë:

1. Muzeu i gjenocidit në Prishtinë,

2. Qendra Historike e Prizrenit,

3. Rehabilitimi i rrugës rajonale Zhur-Dragash,

4. Palestra Sportive në Shtime,

5. Qendra Kulturore në Pagarushë,

6. Rivitalizimi i Rrugës ‘Marin Barleti’,

7. Arkivi i qytetit në Shtime,

8. Shtëpia e Kulturës në Bellanicë të Malishevës,

9. Kulla e familjes Fanaj në Vërmicë,

10. Shtëpi Muze ‘Fadil Vata’ në Sallagrazhdë të Suharekës,

11. Restaurimi i Kullës ‘Ramë Bllaca’ në Bllacë të Suharekës.

Përkundër faktit se shumica e organizatave buxhetore kanë pësuar shkurtime buxhetore si pasojë e pandemisë, dhe prioriteteve tjera të Qeverisë së Republikës së Kosovës, megjithatë, deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, përmes amandamenteve kanë propozuar në rishikimin e buxhetit për 2020, shumicën e projekteve si: Qendrat inovative dhe pishinat gjysëm olimpike në Ferizaj, Drenas dhe Malishevë, projektet kulturore dhe sportive në Kaqanik, Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjilan, Mitrovicë, Gjakovë, Podujevë e Skenderaj, projektet sportive në Krushë të Madhe, Ratkoc, Rahovec, Deçan e Istog, projekte të rëndësishme në fushën e shëndetësisë, arsimit, shkencës, teknologjisë, ambientit, infrastrukturës tokësore dhe nëntokësore, në drejtësi dhe siguri, por edhe në fushat dhe sektorët tjerë, veçanërisht, projektet të cilat do ta ndihmojnë vendin tonë në përballje me Covid-

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *