Deputetja e AAK-së: Dikur VV-së iu gjenin molotovë e gurë kurse sot 50 mijë euro
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, ka reaguar pas raportimeve se deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkretës, i janë vjedhur 50 mijë euro para të gatshme nga banesa e tij në Prishtinë.Në një postim në Facebook, Bytyqi ka ironizuar duke thënë se VV-së dikur iu gjenin gurë e motolovë, ndërsa sot po iu gjinden e konfiskohen 50 mijë euro.Ajo madje e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti se “qysh i ke pasanikët”.“Çfarë jetë e çuditshme. Dikur Vetëvendosjes iu gjenin gurë e molotovë, mjete këto që i përdornin për kauza të ‘mëdha’, e sot po iu gjinden e ‘vidhen’ mbi 50 mijë euro. Të mos harrojmë, të padeklaruara, CASH. Kryeministër, qysh je? Qysh i ke pasanikët”.Ndryshe, në orët e para të së premtes, më 24 qershor, Shkreta ka hetuar se iu është vjedhura banesa në Prishtinë dhe për këtë ka njoftuar Policinë.Ndërsa kur ka hyrë në banesë, pak pas mesnate, ka hetuar se banesa iu është vjedhur dhe ka hetuar se nuk janë paratë.Ai më të hapur banesën e tij, thuhet se e ka vërejtur se dikush kishte hyrë brenda dhe kishte vjedhur gjëra me vlerë.Në raportin e Policisë thuhet se nuk kanë gjetur shenja se dera e banesës është hapur me forcë.Dyshimet e Policisë janë se dera është hapur me çelës.“Pala është intervistuar dhe dyshohet se i dyshuari ka hyrë në banesë me çelës për shkak se nuk ka dëshmi që është depërtuar me forcë”, thuhet në këtë raport të policisë.