Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj: Serbia po kërcënon hapur paqen në rajon

0

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka reaguar pas hapjes së zyrës së Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, në Serbi.

Përmes një postimi në Facebook, Kadrijaj ka thënë se ky veprim i shtetit serb, njëjtë si edhe blerja e tankeve dhe avionëve nga Rusia, janë kërcënime direkte për paqen në rajon, e në veçanti për Kosovën.

Kadrijaj i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës që të rris buxhetin për Ushtrinë, në mënyrë që t’i mundësohet fuqizimi, në bashkërendim me shtetet aleate të NATO-s.

Postimi i plotë:

Hapja e zyrës së Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë në Serbi, paisja me avionë e tanke ruse, janë kërcënime direkte për Kosovën dhe paqen në Ballkan. Këto veprime të koordinuara mes dy shteteve, janë vazhdimësi e veprimeve për t’i kërcënuar shtetet fqinje, e posaçërisht Kosovën. Qeveria e Kosovës, duhet që si prioritet ta ketë rritjen e buxhetit për Ushtrinë e Kosovës, në menyrë që t’i mundësohet fuqizimi i mëtutjeshem në bashkërendim me shtetet aleate të Nato-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *