Deputetja e PDK-së reagon për sulmin ndaj Shkumbin Kajtazit

0

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Valdete Idrizi, ka dënuar ashpër sulmin ndaj gazetarit të Gazetës Online “Reporteri.net”, Shkumbin Kajtazi.


Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Idrizi ka thënë se ky sulm duhet të dënohet nga të gjithë.

Idrizi fton organet e drejtësisë që sa më shpejt dhe me urgjencë të ndriçojnë këtë veprim të tmersshëm dhe të rrezikshëm për vendin tonë.

Po ashtu ajo thotë se nuk guxon të cenohet fjala e lirë në asnjë mënyrë, aq më pak me veprime të ulëta dhe të frikshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *